Futboll La Liga Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ Barcelona gjen zëvendësuesin e Pique në atdheun e “Pleshtit”

Barcelona mezi pret që ta përmbyllë marrëveshjen me mbrojtësin shumë të vlerësuar të Boca Juniors, Santiago Ramos Mingo. Kështu raporton “Marca”, e cila pretendon se akordi me vetë lojtarin mund të jetë arritur tashmë. Për t’u zgjidhur mbetet mënyra e transferimit, gjë që përfshin patjetër klubin e njohur argjentinas. Mësohet se gjigantët e La Liga-s duan të gjejnë dakordësi për një tarifë të përshtatshme kompensimi, për një lojtar që vetëm pak kohë më parë mbushi 18 vjeç dhe projektohet si zëvendësuesi ideal i Gerard Pique.

Ka qenë Jose Mari Bakero, ai që i ka këshilluar katalanasit të nënshkruajnë me këtë futbollist, çka ka shkaktuar disi zemërim te Boca. Sidoqoftë, ardhja e Juan Roman Riquelme si nënkryetar i klubit argjentinas mund ta zbusë situatën. Ai mund të jetë në gjendje të ndërmjetësojë, duke marrë parasysh se ka një ish-shok skuadre në anën tjetër të Atlantikut, Patrick Kluivert, i cili është drejtori i futbollit të të rinjve të Barcelonës. Ramos Mingo, i cili tashmë ka bërë debutimin e tij në miqësore me Boca, por jo në ndeshjet zyrtare, është një qendërmbrojtës i gjatë 1.80 metra, që luan me këmbën e majtë, mjaft i fortë në ajër.

Related posts

Orges SHEHI shpjegon “ngërçin” me BREGUN: Nuk është taksative që një lojtar t’i japë dorën trajnerit

Isa.Autor

Formacioni më i mirë në histori të La Ligas: Nga Messi, Johan Cruyff e deri tek Alfredo Di Stefano

Isa.Autor

HUNGARI-SHQIPËRI/ Dhimbje koke që pas 45 minutash, Reja humb menjëherë dy titullarë

Delo.autor

Leave a Comment