MMA Sport

E ÇUDITSHME/ Dalin në treg të zi biletat e rikthimit të McGregor me çmim marramendës

Një javë para eventit UFC-246 në artet marciale mikse, që zhvillohet më 18 janar 2020 në Las Vegas, kanë dalë në shitje bileta të tjera nga ky event. Disi e habitshme kjo gjë, duke qenë se biletat e këtij eventi, ku do të duelojë Conor McGregor (ndaj Donald Cerrone), u shitën brenda pak minutash disa javë më parë.

Ajo që bie në sy është se çmimi i biletave është shumë herë më i madh se ai fillestar. Tashmë fansat e UFC-së mund të blejnë bileta duke nisur nga 300 dollarë deri në 8000 dollarë. Duket se këto bileta po shiten në tregun e zi me një çmim më të lartë.

Nga shitja fillestare e biletave janë arkëtuar mbi 10 milionë dollarë. Eventi do të zhvillohet në “T-Mobile Arena” të Las Vegasit.

Related posts

“SENSIBILIZUAN MBARË GLOBIN”/ “Shqiponja” zgjidhet fjala e vitit në ZVICËR

Isa.Autor

ZYRTARE/ Komentet negative ndaj homoseksualëve, klubi i Bundesligës shkarkon trajnerin

Delo.autor

Nisin ethet e finales/ Të shtunën Real Madrid-Liverpool betejë për Champions

Sadik.Autor

Leave a Comment