Futboll Premier League Sport

FA CUP/ Rikthehen tek fitorja, “Topçinjtë” mposhtin Leeds

Arsenali ka fituar minimalisht 1-0 kundër Leeds në ndeshjen e vlefshme për FA Cup. Një ndeshje e vështirë për të besuarit e Artetës që viheshin përballë kryesuesve të Championshipit. Numri një i vendasve nuk kishte bërë shumë ndryshime, pasi preferoi të aktivizonte një pjesë të mirë të titullarëve.

Marcelo Bielsa aktivizoi ekipin e parë për të surprizuar “Topçinjtë”, por nuk ia doli mbanë. Goli i fitores u shënua në minutën e 53′ nga Nelsson. 20-vjeçari u gjend në vendin e duhur dhe momentin e duhur për të dërguar topin në rrjetë.

Ndeshja vijoi të ishte e luftuar, por në fund asnjë nga ekipet nuk ia doli të dërgonte topin në rrjetë. Granit Xhaka u preferua sërish titullar nga Arteta, që po i jep shumë besim mesfushorit. Londinezët nuk kanë zhvilluar një sezon të mirë deri tani dhe shpresojnë të shpëtojnë edicionin me fitimin e Kupës.

Related posts

TRAMPOLIA E SULMUESIT PËR TË BËRË HISTORINË/ Lewa nxjerr armët, Championsi i dhuron “Topin e Artë”

Delo.autor

“RRAHMANI MJESHTËR I TOPAVE, STRAKOSHA NË FORMË”/ Ja si vlerësohen shqiptarët tek ekipet e tyre në Serie A

Delo.autor

Qaka drejt Serie A, klubi italian ofron 1 milion euro për mesfushorin shqiptar

Q.Autor

Leave a Comment