Futboll Ligue 1 Sport

FITORJA ME “POKER” NDAJ MONACOS/ Festoi kundër ish-ekipit, Mbappe zbulon arsyen

Paris Saint-Germain fitoi 4-1 ku ndër Monaco në ndeshjen e Ligue 1 të luajtur të mërkurën në mbrëmje. Kylian Mbappe ka qenë autor i një dygolëshi, teksa Neymar dhe Sarabia realizuan dy golat e tjerë.

Megjithatë, kanë qenë dy golat e sulmuesit francez që kanë përfunduar në qendër të vëmendjes. Ose më saktë, i dyti. Mbappe, i cili ka fituar një kampionat me Monaco para se të transferohej te Parisi në 2017-ën, nuk ka festuar pas golit të parë. Gjë që nuk ka ndodhur në rastin e të dytit.

Arsyeja? E ka shpjeguar vetë ai për C abal+: “Nuk festova pas golit të parë sepse jam stërvitur këtu, kam luajtur dhe kam jetuar momentet e para të mrekullueshme në këtë vend”, ka thënë ylli i PSG-së.

“Megjithatë, kam qenë i detyruar të festoja golin e dytë për shkak të fyerjeve. Kam dashur të përgjigjem në këtë mënyrë dhe duhet të them se ka qenë bukur”.

Related posts

ZYRTARE/ Juventusi publikon listën e lojtarëve për Championsin, mungon mbrojtësi italian (FOTO)

Isa.Autor

BUNDESLIGA/ Dy futbollistë rinovojnë kontratën me Bayern…

Sadik.Autor

BROJA FANTASTIK/ Shikoni golat e parë të sulmuesit shqiptar në Holandë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment