Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Surpriza, Ferrari nis bisedimet me pilotin gjerman…

Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, skuadra e Ferrarit është gati t’i rinovojë kontratën pilotit gjerman Sebastian Vettel. Kontrata e Vettel skadon në fund të këtij viti dhe e ardhmja e tij është ende e paqartë.

Kohët e fundit është përfolur për një transferim të Lewis Hamilton nga Mercedes te Ferrari, por duket se Vettel ka bindur drejtuesit e “kokëkuqes” t’i rinovojnë kontratën dhe të qëndrojë edhe vitin 2021.

Një muaj më parë, Ferrari i rinovoi kontratën deri në vitin 2024 pilotit tjetër, Charles Leclerc dhe të njëjtën gjë mund të bëjë edhe me Vettel.

Mes pilotëve kandidatë është edhe Mick Schumacher, por vështirë se djali i Michael Schumacher të pilotojë një Ferrari që në sezonin e parë në Formula 1. Ndër emrat e tjerë që përfliten si mund të pilotojnë një Ferrari në vitin 2021 janë ata të Fernando Alonso dhe Antonio Giovinazzi.

Related posts

E MASAKRUAN NË FUSHË/ Tifozët: As në Afganistan nuk ndodhin këto akte (FOTO)

Isa.Autor

“DUHET TË QENDROJMË ME KËMBË NË TOKË/ Tare: Klop tifoz me ne? Ai nuk sheh futbollin italian

Delo.autor

FRANCA APO KROACIA/ Trofeu i botërorit sapo ka arritur në Luzhniki (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment