Boks Sport

I BEFASON TË GJITHË/ Tyson Fury poston FOTON e “FRIKSHME” para REVANSHIT me Wilder

Boksieri britanik Tyson Fury, në prag të duelit të 22 shkurtit, ku do të duelojë për titullin kampion bote të peshës së rëndë ndaj amerikanit Deontay Wilder, ka postuar një foto që ka befasuar të gjithë. Fury, ish-kampion bote, ka postuar një foto të vetes së tij kur ai ishte mbipeshë.

Vetë britaniku tregon se në atë foto ishte 180kg, të shoqëruar edhe me një koment. “Kur dikush të thotë se ti nuk mund të bësh dot asgjë, atëherë shihni këtë foto dhe do të kuptoni se gjithcka është e mundur. Ky jam unë kur peshoja 180kg”, shkruan Fury.

Kjo foto është bërë në kohën kur boksieri 31-vjecar nuk duelonte dhe kaloi në depresion, duke humbur edhe titujt kampionë bote. Më pas, britaniku u rikthye në ring dhe humbi peshën e tepërt, duke u rikthyer në kohërat e dikurshme. Tashmë ai ka sërish shansin të bëhet kampion bote në peshën e rëndë.

Related posts

“NA LA PA FRYMË”/ Jessica Franceschetti “mahnit” fansat edhe pa TOP (FOTO)

Isa.Autor

TIFOZËVE TË MALMOS NUK I DEL INATI ME IBRAN/ Shikoni çfarë i kanë bërë së fundmi statujës së suedezit (FOTO)

Delo.autor

KAOS TEK KLUBI I NJOHUR EUROPIAN/ Tifozët futen në fushë dhe godasin lojtarët (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment