Futboll Seria A Sport

I DHUROI FITOREN JUVENTUS ME TRIPLETË/ Flet Ronaldo: Jemi ekip i kompletuar dhe…

Cristiano Ronaldo ka shënuar tripletën e dytë me Juventusin, dhe të parën në Serie A, teksa njëra ka qenë ndaj Atletico Madridit në Champions League. Pas fitores me Cagliari-n, kjo ishte deklarata e CR7.

“Gjëja më e rëndësishme është fitorja e Juventusit,” shprehet Ronaldo për Sky Sport pas tripletës së parë në Serie A.

“Luajtëm mirë dhe krijuam shumë mundësi shënimi. Jam i kënaqur me tripletën, por gjëja më e rëndësishme ishte fitorja për t’i shtuar presionin Interit.

Po përmirësohemi nga ndeshja në ndeshje, jo vetëm në mbrojtje, por edhe në mesfushë dhe sulm. Jemi një skuadër e kompletuar dhe kemi punuar së bashku në çdo ndeshje.

Ndeshja e Napolit me Interin? Nuk e di a do ta shoh, por shpresoj që Interi të humbasë, sepse kjo do të na ndihmonte. Në çdo rast, ne e bëmë atë që mund të bënim dhe tani ajo që mund të bëjmë është vetëm të presim.

Related posts

CHAMPIONS/ Man. City “TRONDIT” Bayern, Inter nuk fal në Portugali

F.autor

TEK INTERI KA NJË GARË BRENDA SKUADRËS/ Zonja SKRINIAR sfidon Wanda NARËN (FOTO)

Isa.Autor

Pique mban në ankth Barcelonën, nesër do të zbulohet gjendja e qendërmbrojtësit

Q.Autor

Leave a Comment