Futboll Sport

REALI SHTANGET NË “BERNABEU”/ Manchester City drejt çerekfinaleve

Në “Santiago Bernabeu” u luajt takimi i parë i 1/8-ave të finaleve të Champions League mes Real Madridit dhe Manchester Cityt.

Kampionët e Anglisë fituan me përmbysje 2-1, duke hedhur një hap para drejt çerekfinaleve.Në pjesën e parë rezultati nuk ndryshoi, duke u mbyllur me rrjeta të paprekura.

Në minutën e 60-të është Isco që kalon madrilenët në avantazh, duke bërë që të shpërthejë “Bernabeu”.

Por anglezët reagojnë, duke barazuar në të 78’ me anë të Gabriel Jesus.

Më pas, De Bruyne me penallti u jep fitoren Cityt, i cili në ndeshjen e kthimit i duhet vetëm të administrojë rezultatin, për të siguruar biletën në çerekfinalet e Champuionsit.

Related posts

FJALA “RIVALITET” PËR ZIKALTËRIT/ Diferenca me Juventus mund të ngushtohet falë…

Isa.Autor

BARAZIMI PA GOLA NDAJ GETAFES/ Zidane: Të trishtuar që nuk fituam, thjesht na mungonte…

Delo.autor

LIVE/ Liga e Kombeve: Mbyllen pjesët e para. Skocia në avantazh ndaj Izraelit, Portugalia përmbys Poloninë

Isa.Autor

Leave a Comment