Futboll Seria A Sport

JUVENTUS PRET BILETËN PËR RAUNDIN TJETËR/ Mësohen 3 çerekfinalet e Kupës së Italisë

Juventus nuk njeh rival as në Kupë.

Bardhezinjtë kaluan në raundin çerekfinal të kompeticionit, pas fitores me “poker” 4-0 ndaj Udinese. Ishte një mbrëmje totalisht amerikano-latine te torinezët, me Dybala dy herë, Higuain dhe Costa që shënuan golat e fitores.

Fillimisht, Dybala shërbeu për Higuain për të zhbllokuar takimin, përpara se të dërgonte në rrjetë 11 metërshin e fituar në minutën e 26-të të takimit.

Me rikthimin në fushë, Higuain i riktheu reston, teksa shërbeu për golin e tretë. Katër minuta më vonë, braziliani Costa “kopjoi” Dybalën e pjesës së parë dhe nga penallti kompletoi pokerin.

Në raundin tjetër, Juventus pret fituesin e çiftit, Roma-Parma. Ndërkohë janë përcaktuar edhe 3 çerekfinalistet e tjera, me Interin që do të mas forcat me Fiorentinën, Lazio sfidon Napolin dhe Milan pret Torinon.

Related posts

SFIDA NDAJ VLLAZNISË/ Trajneri Josa merr një lajm të mirë dhe një të keq

Delo.autor

E VEÇANTË/ REKORDMEN dhe i talentuar, 16-vjeçari shqiptar ëndërron të bëhet kampion OLIMPIK

Isa.Autor

I MJAFTOJNË 3 MINUTA LOJË/ Leao me pasim fantastik, Ibrahimovic nuk fal ndaj Romës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment