Futboll Seria A Sport

KUPA E ITALISË/ Juventus mposht me “POKER” Udinesen dhe kalon në çerekfinale

Juventus ka triumfuar me poker 4-0 ndaj Udineses në Kupën e Italisë, duke siguruar kalimin në çerekfinale. Një fitore që nisi me gol në minutën e 16-të nga Higuain, i cili pas një kombinimi perfekt me Dybalan, mposhti portierin mik.

Goli i dytë nuk vonoi shumë dhe ishte Dybala autor, me argjentinasin që shndërroi në gol një 11-metërsh. Kaq për pjesën e parë, ndërsa fraksioni i dytë nisi me spektakël. Ishte përsëri kapiteni Dybala, i cili dhuroi një magji për të pranishmit në “Allianz Stadium” në minutën e 58-të.

Tre minuta më pas kishte festë edhe për Douglas Costa. Përsëri një penallti për Juventusin, por këtë herë Dybala vendosi t’ia dhuronte kënaqësinë brazilianit, i cili nuk e zhgënjeu, duke katërfishuar. Kështu, Juventus triumfoi 4-0 dhe në çerekfinale pret një midis Parmës dhe Romës.

Related posts

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN HOLANDEZ/ Shabani debuton me gol te Venlo dhe gjen në gjysmëfinale Brojën (VIDEO)

Delo.autor

CHAMPIONS/ Pas një krosimi nga Carrasco, mbrojtësi i Simeone zhbllokon sfidën për Atletico-n (VIDEO)

Delo.autor

PARTIZANI-TEUTA/ Fantastik Frashëri, e pabesueshme çfarë shpërdorojnë “Demat” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment