Sport Të tjera

KËTË SEZON DO TË GAROJË NË “F3″/ Lirim Zendeli synon që një ditë të garojë në Formula 1 dhe…

Piloti shqiptar do të garojë sivjet në Formula 3, ndërsa synon të jetë i suksesshëm në karrierë. Ai e ka si model legjendën e Formula 1, Michael Schumacher

Në një të ardhme të afërt, shqiptarët mund ta kenë përfaqësuesin e tyre në Formula 1.

Lirim Zendeli po shkon me hapa të sigurt në këtë sport me plot adrenalinë.

Garuesi shqiptar me pasaportë gjermane po garon me sukses në Formula 3.

Nga ekipi i të rinjve Sauber ai ka kaluar në skuadrën Trident.

20 vjeçari është mjaft ambicioz.

Ai synon që një ditë të garojë në Formula 1 dhe të bëhet kampion i botës.

“Unë e shoh veten si kampion i Formula 3, por edhe në Formula 1. Besoj se mund ta arrij këtë me një mbështetje të duhur. Do të ishte diçka e madhe për mua nëse do të bëhesha shqiptari i parë që do ta bëja këtë”, ka thënë ngasësi shqiptar nga Maqedonia e Veriut, shkruan tabloidi zviceran, “Blick”.

Zendeli e nënshkroi kontratën me ekipin e ri javën e kaluar dhe për këtë ndihet mjaft mirë.

Me ekipin italian Trident, ai beson se do ta ketë një sezon mjaft të suksesshëm.

ADAC Formel 4, 13. – 15. Lauf Nürburgring 2017 – Foto: Gruppe C Photography

“Jam mjaft i lumtur që do të garoj për ekipin Trident në vitin 2020. Jam i bindur se mund të arrijmë mjaft rezultate pozitive dhe do të japim gjithçka nga vetja për të sjellë trofe në Milano”, vazhdoi ai.

Zendeli tregon se model i tij është legjenda e Formula 1, Michael Schumacher, me të cilin ishte takuar në të kaluarën.

“Ai ka qenë modeli im përgjatë karrierës sime”, nënvizoi garuesi shqiptar, i lindur në Bochum të Gjermanisë.

Në karting, ai kishte arritur suksese të mëdha.

Pasi kishte lëvizur drejt Formula Sport në vitin 2016, suksesi më i madh i tij ndodhi në vitin 2018, pas triumfit në kampionatin e Formula 4.

E për të arritur në majat e këtij sporti, ai duhet të ketë sukses fillimisht në Formula 3.

Pronari i ekipit italian, Maurizio Salvadori është i bindur se kjo mund të ndodhë.

“Zendeli na ka impresionuar me kualitetet e tij. Jam i bindur se ai do të jetë përkrah garuesve liderë dhe se ai do të jetë një yll në sezonet e ardhshëm”, deklaroi Salvadori.

Related posts

PAS FITORES SË SUPERKUPËS/ Ronaldo: Është i pari nga katër objektivat, por jo më kryesori

Delo.autor

Hazard përsëri ia bën me sy Real Madridit: Me apo pa Zidane kjo fanellë është e veçantë

Sadik.Autor

LiverpoolI ka arritur marrëveshjen me mesfushorin e Lyonit

Sadik.Autor

Leave a Comment