Futboll Kategoria Superiore Sport

“E KAM FORMACIONIN GATI, JU TREGOJ SEKRETIN E SULMUESIT/ Ilir Daja: Për fanellën e Partizanit duhet…

Për Ilir Dajën ekipi nuk është ende aty ku duhet, pasi s’po merr përgjigjet nga lojtarët që hedh në fushë gjatë këtyre miqësoreve, të cilat ai i konsideron si eksperimentale. Në intervistën e dhënë për “Panorama Sport” pas testit të zhvilluar ndaj Strugës, që u mbyll në shifrat 2-2, trajneri i të kuqve pohoi se pavarësisht të gjithë problemeve, e ka në kokë një formacion ideal, por e shqetësojnë shumë alternativat. Sa i përket dëmeve që i solli bllokimi i merkatos, Daja kërkon që kjo temë të mbyllet si diskutim, pasi po u jep besimin atyre që ka në dispozicion. Për lojtarët që po stërviten të diferencuar, ai pohoi se s’kanë asgjë serioze, thjesht nuk duan t’i ngarkojnë më tej.

daja

Si ju duk paraqitja e djemve në këtë miqësore?

Nuk jemi aty ku duhet, pasi nuk e kemi provuar të gjithë kontigjentin që kemi, pra të gjithë potencialin e lojtarëve me eksperiencë. Tentojmë që në çdo ndeshje t’u japim mundësinë lojtarëve të rinj, por shoh se kanë akoma dozë të shtuar emocionale. Do të thotë se respekti për veten është i munguar, siç ishte edhe në dhurimin e golit të parë.

Keni zhvilluar shumë miqësore, sa i kënaqur jeni nga ekipi?

Jemi munduar që të përshtatemi edhe me pesë ndërrimet, duke u dhënë mundësinë të gjithë lojtarëve në këto ndeshje eksperimentale, në mënyrë që këto prova të mos i bëjmë në ndeshje zyrtare. Por, duhet akoma me shumë punë për të merituar fanellën e Partizanit. Kampionati është në prag, edhe pse pa një datë.

E keni në kokë formacion ideal me të cilin mund të luani?

Sigurisht që e kemi një formacion në kokë, me mundësitë që kemi. Por, kemi ende punë për të bërë me manovrën, për të minimizuar problemin që kemi me numrin e mbrojtësve. Pra, e kemi në kokë por duhet që përveç 11-tëshes, duhet të kemi edhe lojtarë për ndërrimet sepse me ndërrimet që lejohen i bie 50 për qind e ekipit. Lojtarët e rinj të mos jenë në fushë vetëm për të freskuar fizikisht ekipin, por edhe të mos prishin manovrën. Gjithsesi, kemi lojtarë që po i fitojmë dhe më afër nga të gjithë është Tedi Cara, edhe pse nuk ishte në nivelin e tij në këtë miqësore për shkak edhe të lëvizjes se shpejtë të topit, që edhe fusha e kushtëzon paksa këtë mundësi.

Në stërvitje kemi parë që punoni edhe ekstra me sulmin, ka diçka që ju shqetëson në këtë repart?

Në fakt, këtë javë, meqenëse kemi ulur pak edhe dozat e ngarkesës kam punuar me sulmin, jo vetëm me finalizimin, por edhe me mënyrën sesi do të shkojmë tek zona e rrezikshme e kundërshtarit. Gjithsesi, shoh që atë që bëjnë në stërvitje e kanë të vështirë ta implementojnë në lojë për shkak edhe të këtyre mungesave që kemi. Sigurisht, që në fund fare, ajo që do të bëjë ndryshimin do të jetë cilësia e lojtarit.

Mungesa e merkatos ju ka bërë inferiorë karshi kundërshtarëve?

Janë dy gjëra. E para, nuk duhet ta përmendim më mungesën e merkatos, sepse ky është fakt që nuk e ndryshojmë dot të paktën deri në janar. E dyta, përderisa të gjitha ekipet e tjera që kanë marrë pjesë edhe në Europë kanë bërë 10 apo 15 afrime dhe thonë që prapë kemi probleme se na duhet edhe një përforcim… Imagjinoni se çfarë do të thotë të mos kesh merkato dhe me lojtarët e larguar. Ka ikur Trashi që ka qenë i vetmi lojtar nga kampionati shqiptar nga edicioni i kaluar që luante në formacionin e ekipit Kombëtar, plus edhe të tjerë. Por, ky nuk do të jetë një element për t’u justifikuar, por do shohim përpara se çfarë do të bëjmë me kontigjentin që kemi.

Nëse do kishit mundësi të bënit vetëm një afrim, ku do të ndërhynit?

Unë dua ta heq nga koka këtë pyetje, sepse të gjitha mundësitë që kishim nëse do bëhej merkato i kishim në bisedime dhe pritej vetëm konfirmim i FIFA-s për hapjen e merkatos. Përderisa kjo gjë nuk ndodhi, tani do t’i japim besim edhe lojtarëve të rinj.

Si iu duket gjendja e lojtarëve që janë stërvitur të veçuar nga grupi?

Pothuajse të gjithë lojtarët janë të gatshëm, por duke qenë se një dëmtim i lehtë mund të agravohet, i kemi lënë në stërvitje të diferencuar, në mënyrë që në fillim të kampionatit të kemi gjithë kontigjentin

Related posts

“SHQIPËRIA ËSHTË NJË EKIP NË NDËRTIM E SIPËR”/ Agolli: T’i japim kohë kuqezinjve, ja lojtarët që marrin skuadrën përsipër…

Delo.autor

DËSHIRON TË LUASH ME MESSIN APO CR7? Vinicius bën zgjedhjen befasuese

Delo.autor

Reali bën çmendurinë për të transferuar Neymarin, tërbohet Ronaldo

Q.Autor

Leave a Comment