Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Vettel: Parakalimi në start mundësia e vetme, gabova në frenim

Sebastian Vettel e mbylli garën e Çmimit të Madh të Azerbajxhanit në vendin e katërt, duke humbur një tjetër mundësi për ta fituar garën edhe pse u nis nga vendi i parë. Makina e sigurisë  dhe një gabim nga ana e vetë gjermanit 4 xhiro nga fundi, ku rinisi gara, bënë që piloti i Ferrarit të humbasë një shans të artë për të korrur suksesin e tretë sezonal në Formula 1.

Në përpjekje për të parakaluar Bottas në kthesën e parë, frenoi vonë, doli jashtë piste dhe humbi 3 pozicione. “Nuk mendoj se bëra një parakalim të ekzagjeruar, pasi kisha hapësirën dhe fuqinë e duhur të motorit për t’ia dalë mbanë. Pas garë është e lehtë të gjykosh për risqet apo që gabova. Të jem i sinqertë, ai ishte momenti dhe mundësia e vetme, pasi nuk kisha alternativa të tjera”, tha Vettel.

U përpoqa të hyja nga pjesa e brendshme e pistës, por pasi bllokova gomat nuk kisha fat. Megjithatë, kemi bërë një garë të mirë”, tha piloti gjerman i “kokëkuqes”. “Kisha mundësi që ta fitoja garën nëse prisja një xhiro, duke parë atë që i ndodhi Bottas, por në ato moment duhej të merrja një vendim. Gabova në frenim dhe gjërat nuk shkuan mirë”, u shpreh Sebastian Vettel.

Related posts

ZBULON SEKRETIN E VETERANIT TË JUVENTUS/ Menaxheri i Buffon: Pasioni dhe dashuria për punën që ai bën…

Delo.autor

ANALIZON SUPER SFIDËN INTER-JUVENTUS/ Lippi: Conte e Pirlo me inteligjencë shumë të madhe, “Zikaltërit” i shikoj më…

Delo.autor

SHFAQEN PROBLEME PËR JUVEN/ Dy lojtarë rrezikojnë DERBIN e fundjavës

Isa.Autor

Leave a Comment