Futboll Seria A Sport

MENDON TË PËRFORCOJË EKIPIN/ Gatusso piketon dy lojtarë për mbrojtjen e Napolit, ja emrat

Gennaro Gattuso po mendon të përforcojë Napolin në merkaton e janarit.

Reparti më problematik për napoletanët është mbrojtja dhe  fillimisht mendohet që të largohen futbollistët që nuk kanë të ardhme aty dhe më pas të afrohen të tjerë.

Ghoulam dhe Hysaj duhet të gjejnë skuadra të tjera ndërkohë që Gatusso ka gjetur dy emra për mbrojtjen. I pari është Ricardo Rodrigez i Milanit, por ky ka kusht që të jetë titullar në ndeshjet e Gatussos. Diçka e tillë nuk i garantohet nga trajneri që e vlerëson në bazë të paraqitjeve, megjithatë pritet të ketë zvhillime në vazhdim.

Emri tjetër në listë është ai i mbrojtësit grek, Leonardo Koutris. 24-vjeccari që aktivizohet me Olimpiakosin, shihet nga Napoli si një futbollist që mund të bëjë mirë dhe i është ofruar një kontratë 3-vjeccare. Pozitiv është fakti se Koutris ka pranuar që të luajë edhe si rezervë me Napolin vetëm e vetëm që të provojë Serinë A italiane.

Related posts

SHTANGET TIRANA/ Falë gafës në mbrojtje, Braziliani Cordeiro ndëshkon bardheblutë(VIDEO)

Delo.autor

Pritja spektakolare ndaj Napolit, Berisha vlerësohet si më i miri i Atalantës (VIDEO)

Q.Autor

Manchester United dëshiron të afrojë beniaminin e Milanit

Sadik.Autor

Leave a Comment