Futboll La Liga Sport

522 GOLA NË 521 NDESHJE/ Shifat e “jashtëtokësorit” në një dekadë

Lionel Messi e mbylli dekadën me shifra të jashtëzakonshme. Është portali Transfermarkt që ka zbuluar të dhënat e regjistruara nga ylli argjentinas i Barcelonës për periudhën 2010-2019 ku rezulton se për këtë 10 vjeçar Messi ka 522 gola të shënuar në 521 ndeshje, statistika që shpjegojnë se përse ai ka fituar 6 herë Topin e Artë dhe 6 herë Këpucën e Artë.

Cristiano Ronaldo shënoi 477 gola në 489 ndeshje, edhe këto janë statistika të jashtëzakonshme që vërtetojnë dominimin e këtyre dy futbollistëve në dhjetë vitet e fundit.

Klasifikimi vijon me Robert Lewandowskin me 324 gola në 454 ndeshje i ndjekur nga Cavani, ndërkohë që pesëshen e goleadorëve të dekadës së fundit e plotëson Luis Suarez me 303 gola në 445 ndeshje.

Por dominimi i Messit nuk kufizohet vetëm te shënimi i golave. Argjentinasi është edhe mbreti i pasimeve për gol për 2010-2019. Askush në pesë ligat më të rëndësishme të Evropës nuk ka dhënë më shumë assiste se Messi, 136 të tilla.

Në këtë aspekt vendi i dytë mbahet nga Angel Di Maria me 108, i ndjekur nga Ozil me 106 pasime për gol. Thomas Muller me 103 asiste është në vendin e katërt duke lënë pas Ronaldon me 95 pasime për gol të dhëna gjatë dekadës.

Related posts

Cristiano Ronaldo, kalon Lionel Messin shkon 18 finalizime në La Liga

Q.Autor

Luajti në një pozicion të ri, trajneri i Crotones jep vlerësimin për Ajetin

Q.Autor

NË RIKTHIMIN E FUNDIT NGA DËMTIMI/ Ja çfarë kanë kërkuar tifozët e Real Madridit për Bale…

Delo.autor

Leave a Comment