Futboll La Liga Sport

“NJË GABIM I VOGËL NA KUSHTOI NDESHJEN”/ Griezmann: Dominuam ndaj Atleticos, por…

Antuan Grizman gjeti në ndeshjen e 11-të golin e parë në karrierë përballë Atletikos së Madridit, ish-skuadrës së tij.

Por edhe pse me atë të realizuar në minutën e 63-të francezi i dha avantazhin Barçës, në fund nuk mjaftoi që katalanasit të meritonin finalen. “Nuk di ta shpjegoj këtë humbje nga ana jonë, në një ndeshje që e dominuam në 90 për qind të kohës, – nënvizon Grizman, pas fundit të takimit.

Bëmë disa gabime shumë të vogla në minutat finale: një gabim i shkurtër pasim për Umtitin, një top i humbur në mesfushë, vogëlsira, por që në nivele të tilla të kushtojnë ndeshjen, madje edhe kampionatin apo akoma më shumë edhe një ndeshje me eliminim direkt në Ligën e Kampioneve. Duhet të bëjmë një analizë pas kësaj disfate, pasi gabime të tilla te Barça nuk mund të tolerohen”, tha francezi.

Related posts

Bayern në avantazh ndaj Dortmund, Boateng shënon supergol (VIDEO)

Q.Autor

E PABESUESHME/ “Topi i Artë”: Kësaj radhe MESSI e RONALDO janë pjesë e…

Isa.Autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ I skadon kontrata në qershor, Manchester United vendos për të ardhmen e yllit Cavani

Delo.autor

Leave a Comment