Futboll Premier League Sport

NJË NGA FUTBOLLISTËT MË MODESTË NË QARKULLIM/ Kante përdor të njëjtën makinë që nga viti…

N’Golo Kante është një nga futbollistët më modestë në qarkullim. Mesfushori i Çelsit, i cili refuzoi që rroga e tij të kalonte në një llogari “offshore”, sepse ai donte që t’i paguante taksat për rrogën e tij 290 mijë paund në javë, e tregon modestinë e tij edhe në zgjedhjen e makinës.

28-vjeçari vazhdon të ngasë të njëjtin tip makine “Mini Cooper”, që ai bleu kur u transferua nga Lestëri në 2015-ën. Ai e bleu atë për 20 mijë paund të re, 5 vite pasi u transferua nga Kaeni.

Ai e dërgoi atë makinë në Francë, ku e përdor sa herë rikthehet në shtëpi, ndërsa në Londër e zëvendësoi me një makinë identike që sot kushton 10 mijë paund, shifra qesharake për një futbollist të nivelit të tij.

Related posts

Protagonist në fitoren e parë, SHQIPTARI i Arsenalit “shpërblehet” në Angli

Isa.Autor

BEHRAMI PLAS BOMBËN/ XHAKA dhe SHAQIRI donin të LININ Zvicrën, por I NDALA unë

Isa.Autor

EURO 2020/ Sterling i realizon Kosovës, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment