Futboll Seria A Sport

RILTHIMI I BONUCCIT NGA MILAN TEK JUVE/ Zbulohen mesazhet me ultrasit: Ishte sulm për klubin jo për mua

Leonardo Bonuçi u rikthye te Juventusi në verën e 2018, vetëm një vit pasi kishte kaluar te Milani, me të cilët nuk tregoi një formë shumë të mirë.

Ky ishte një moment me të vërtetë delikat për mbrojtësin italian, i cili kishte kundër edhe tifozët, të cilët i qetësoi më vonë me paraqitje e tij.

Së fundmi “Corriere della Sera”, pretendon se Bonuçi ka folur me kreun e ultrasve të Juventusit, mesazhe të cilat janë përgjuar edhe nga policia. “Do të ishte kënaqësi që kur të kthehem nga Amerika, të kishim një bashkëbisedim së bashku, në mënyrë që t’iu shpjegoj se si gjërat në të vërtetë.”, i kishte shkruar Bonuçi, Fabio Trinkeros, i cili është kapo i ultrasve të bardhezinjve. “Me një diskutim, ne mund t’i zgjidhim gjërat”, mësohet t’i ketë thënë Trinkero.
bonuci

“Corriere della Sera” zbulon edhe diçka tjetër interesante, teksa Bonuçi i ka thënë miqve të tij, se situata ishte qetësuar, por tifozët e kishin me klubin. “ Ai më tha se nuk ka të bëjë me mua ajo që ndodh në stadium. Ata po e përdorin atë si një justifikim për të vazhduar sulmin ndaj klubit për çmimin e biletave dhe vendosjen e banderolave.”

Related posts

U LARGUA NGA VILLARREAL/ Cazorla lë pa fjalë Arabinë, debutim ëndrrash me ekipin e Xavit

Delo.autor

HUMBJA NDAJ BYLISIT/ Halili: Do të bëj një gjykim në skuadër! Më varni në litar, nëse kam marrë 1 dollar

Delo.autor

LUFTË E MADHE PËR TITULL NË SUEDI/ Ekipi i mesfushorit shqiptar fiton kampionatin në ndeshjen e fundit

Delo.autor

Leave a Comment