Futboll Seria A Sport

SYNON “REVOLUCION” NË MERKATO/ Agjenti i yllit të Milanit nis bisedimet me PSG

Milani duket se po përgatitet për një mini-revolucion, teksa janë të shumtë lojtarët që po përfliten për largim këtë merkato. Rodriguez, Borini, Calabria, Kessie, Piatek, por së fundmi edhe Paqueta janë disa nga emrat që pritet të largohen.

Pikërisht nga lajmet e fundit që raporton “Gazzetta dello Sport”, thuhet se agjenti i Lucas Paqueta ka nisur bisedimet me drejtuesit e PSG-së për të mbyllur marrëveshjen që këtë muaj. Braziliani u mor një vit më parë nga Milani për 38 milionë euro, ku në atë kohë e kërkoi me ngulm Leonardo, i cili mbulonte rolin e drejtorit teknik.

Tashmë, Leonardo është zhvendosur në Paris dhe e kërkon përsëri me vete Paquetan. Mesfushori nuk po kalon një moment të mirë në “San Siro” dhe do të ishte i kënaqur nëse kalonte te PSG. Tashmë, mbetet për t’u parë se si do të ecin bisedimet mes dy klubeve.

Related posts

CONTE MERR FRYMË LIRISHT/ Brozovic do ti bashkohet “Zikaltërve”. Ja kur pritet të kthehet në Milano…

Delo.autor

“SULMUESIT DUHET TË BËJNË PUNËN E TYRE”/ Sarri: Largimi nga Juventus? Një pilot i F1 nuk ka frikë nga shpejtësia

Delo.autor

Futbolli si fe, nxënësit në Uruguai festojnë si të çmendur pas golit në frymën e fundit (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment