Futboll Kategoria Superiore Sport

TIRANA ZBARKON NË TURQI/ “Bardheblutë” publikojnë pamjet fantastike gjatë udhëtimit (VIDEO)

Tirana ka mbërritur në Antalia të Turqisë, aty ku bardheblutë do të zhvillojnë edhe mini-fazën përgatitore.

Bardheblutë do të zhvillojnë 3 miqësore në tokën turke, ku si fillim do të përballen me Alaniasporin në 8 janar, më pas me hungarezët e Mezokovezdi në 11 janar, dhe e fundit me polakët e Korona Kielce në 15 janar.

Nën drejtimin e Emanuel Egbo, kryeqytetasit shpresojnë se gjithçka do të shkojë mirë për sa i përket rezultateve në pjesën e dytë të sezonit, dhe do t’ia dalin të arrijnë objektivin siç është titulli kampion.

Nëpërmjet faqes zyrtare në “Facebook”, Tirana ka publikuar pamjet e udhëtimit nga Tirana në drejtim të Antalias. Pamje fantastike, ku duken lojtarët gjatë udhëtimit në avion, por edhe në autobus.

Tirana – Antalya

Tirana – Antalya ✈️

Gepostet von KF Tirana am Sonntag, 5. Januar 2020

Related posts

“SA TË JAPËSH, DO TË MARRËSH”/ Flamurtari “shpik” kontrata të reja. Ish-lojtari i Teutës mund të ndryshojë mendje

Delo.autor

E BUJSHME/ Juventus “pushton” Europën, bardhezinjtë përgatiten për transferimin e…

Isa.Autor

Lëshohet urdhërarrest për presidentin e PAOK-ut dhe katër persona tjerë që…

Q.Autor

Leave a Comment