Futboll Premier League Sport

TRIUMFUAN NDAJ TOTTENHAM/ Liverpool vendos rekord historik në Premier

Liverpool triumfoi me rezultatin 0-1 ndaj Tottenham në sfidën e javës së 21-të, për të bërë historinë e klubit. “Të Kuqtë” e udhëhequr nga Jurgen Klopp kanë vendosur një tjetër rekord të klubit.

Plot 38 ndeshje të pamposhtur në Premier League për të regjistruar ecurinë më të gjatë pa pësuar humbje. Liverpool-i i Klopp parakalon kështu rekordin e mëparshëm të vendosur në vitin 1894 kur “Të Kuqtë” numëronin vetëm 37 ndeshje pa humbje.

Por nuk përfundon me kaq për Liverpool. Në fakt ekipi i drejtuar nga trajneri gjerman ka hipotekuar një total prej 104 pikësh në 38 ndeshjet e fundit të Premier League (33 fitore, 5 barazime dhe 0 humbje). Ky është në të vërtetë një rekord historik në të gjithë Premier League.

Asnjë skuadër tjetër më parë nuk ka mundur dot të regjistrojë më shumë pikë se Liverpool në 38 ndeshje në historinë e këtij kompeticioni. “Të Kuqtë” kanë parakaluar tashmë 102 pikët që hipotekoi Manchester City në vitin 2018 dhe Chelsea në 2005.

Related posts

KOSOVË/ Ballkani i Shkëmbit “bie” në transfertë ndaj Llapit, Drita triumfon dhe merr kreun e renditjes

Delo.autor

BARÇA-REAL/ Një sfidë e nxehtë “luhet” edhe me bashkëshortet e futbollistëve

Sadik.Autor

“MILAN, PO VJEN PRESIDENTI”! Ibrakadabra poston pamjet nga helikopteri (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment