Basketball Futboll Sport Të tjera

VDEKJA E KOBE BRYANT/ Dalin detaje të reja: Piloti kishte kërkuar ndihmën e…

Për shkak të mjegullës së dendur piloti i helikopterit të Kobe Bryant kishte kërkuar ndihmën e kullës së kontrollit që ta ndihmonin duke i dhënë një linjë të sigurt fluturimi pasi do të ulej në kuotë dukë qenë se shikueshmëria ishte e dobët.

Por nga kulla e kontrollit komunikohet që në lartësinë e kërkuar nga piloti ishte e pamundur të ndiqej nëpërmjet radarëve.

Komunikimet ndërpriten dhe kjo korrespondon me momentin e përplasjes së helikopterit. Dëshmitarë në vendngjarje kanë telefonuar menjëherë policinë.

Ekipet e kërkimit dhe rikuperimit janë duke punuar pa orar. Do të duhen të paktën 5 ditë pune që të mblidhen të gjithë elementët që mund të dëmtohen nga kushtet atmosferike.

Do të duhen ditë përpara se të gjitha provat të mblidhen dhe javë para se të kuptohen shkaqet e përplasjes.

Bryant e nisi fluturimin në orën 9:06 minuta bashkë me vajzën e tij dhe miq të tjerë për të shkuar në një turne basketbolli. Në orën 9:47 minuta një dëshmitar lajmëroi policinë.

Fluturimet me helikopter të Bryant ishin të shpeshta pasi ai kishte dëshirë të shpenzonte sa më shumë kohë me familjen.

Në bordin e helikopterit Sikorsky, gjendeshin John Altobelli, një trajner bejsbolli bashkë me gruan dhe vajzën e tij, që ishte shoqe skuadre me vajzën e Bryant, si dhe një tjetër shoqe bashkë me nënën e saj.

Në Akademinë e Sportit Mamba, në pronësi të Kobe, tronditja vazhdon të jetë e pranishme.

Related posts

ËSHTË VETËM 50-VJEÇ/ Jetë e re për ish-arbitrin italian të FIFA-s, shkon në Ukrainë për të mbajtur pozicionin e…

Delo.autor

NERVOZOHET MOURINHO/ Ylli i Man Unitedit kalon tek ARSENALI si lojtar i lirë

Isa.Autor

HIDHEN NË MERKATO PËR NJË MBROJTËS/ Mungesa e Chiellinit detyron Juventusin të rikthejë…

Delo.autor

Leave a Comment