Sport Të tjera

VOLEJBOLL PËR FEMRA/ Debutim historik në Champions, Partizani mposht kampionet e Bosnjës

Debutim historik për Partizanin në volejboll për fëmra, teksa ka mposhtur kampionët e Bosnjë-Hercegovinës, Jedinstavo BRCKO në Ligën e Kampionëve me rezultatin (3-1).

Skuadra e drejtuar nga trajneri Nejat Sançak arriti një fitore me përmbysje në sfidën e zhvilluar në sallën e lojërave me dorë “Feti Borova” në kryeqytet.

Seti i parë u fitua nga boshnjaket me rezultatin 15-25, ndërkohë që në 3 setet e radhës triumfoi skuadra e kuqe me rezultatet 25-22, 25-20 dhe 25-20.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në datën 16 tetor, ora 19:00. Nëse skuadra shqiptare humbet me rezultatin 3-0 ose 3-1, sfida kalon në set shtesë (golden set), ndërkohë që humbja 3-2 kualifikon Partizanin.

Related posts

ZVICËR-ITALI 2 ME 0/ Spektakël zviceran, pjesa e dytë nis me një supergol të Vargas. Italianët një hap jashtë…

F.autor

MAHNITI BOTËN E FUTBOLLIT NË “CAMP NOU”/ Vidal komenton: Jam shumë i kënaqur që luaj me…

Delo.autor

LIVE/ Nations League: Mbyllet ndeshja Zvicër-Spanjë. Rezultati 1-1

Delo.autor

Leave a Comment