Bundesliga Futboll Sport

DJALOSHI DHUROI FITOREN ME DOPIETË/ Haaland “tallet” me gafën e gazetarit dhe ia plas të qeshurës (VIDEO)

Erling Braut Haaland ishte padyshim njeriu i ndeshjes në përballjen mes Dortmundit dhe PSG-së, me djaloshin që shënoi dy golat e ekipit të tij, duke i dhuruar fitoren.

Gjatë një prononcimi pas ndeshjes për “Bein Sport”, Haaland ka zbuluar edhe një tjetër anë të tij. Norvegjezi ka bërë shaka me gazetarin, pasi ky i fundit bëri një gafë. Gazetari francez u shpreh: “E shihni veten në avantazh pas këtyre 3 pikëve?”. Në këtë moment Haaland e ka ndërprerë, duke e pyetur me çudi: “Prit, 3 pikët?”. Në këtë moment gazetari është munduar të justifikohet duke thënë se e kishte fjalën për fitoren, por djaloshi nuk e ka mbajtur të qeshurën, duke vënë akoma më shumë në siklet gazetarin.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Një GREK “tremb” GATTUZON, di të shënojë në “San Siro”

Isa.Autor

United fiton me goleadë ndaj Yeovil, shkëlqen Sanchez

Q.Autor

NDESHJE “HORROR” PËR OZIL/ Shikoni çfarë i ndodh mesfushorit të Fenerbahces në fushën e blertë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment