Futboll Seria A Sport

“ËSHTË NJË LOJTAR I RËNDËSISHËM”/ Sarri: Mëkat ta lësh Dybalën në stol, por këtë herë…

Mauricio Sarri fitoi një ndeshje shumë të rëndësishme që konfirmoi edhe një herë tjetër provën e Ronaldos, zero gola të pësuar dhe performancën e shkëlqyer të Duglas Kostës.

“Ishte një ndeshje e vështirë, por nuk vuajtëm shumë. Në nivelin e ritmit ende nuk jemi në maksimum dhe pres që të përmirësohemi. Në mbrojtje ishim shumë të zotët dhe i bëmë mirë detyrat për të mos lejuar kundërsulmet e kundërshtarëve. Duglas Kosta? Është një lojtar shumë i rëndësishëm. Kemi shumë lojtarë të shkëlqyer në aspektin sulmues dhe kam mundësi zgjedhjesh, edhe pse nuk është e lehtë t’i menaxhosh. Duke parë ndeshjen e sotme (djeshme) ndaj një ekipi si FIorentina, e cila krijon shumë densitet dhe luan me ekipin përpara portierit zgjodha Duglasin për të zgjatur repartin tonë sulmues. Ishte një zgjedhje taktike, por pastaj sigurisht që je i zhgënjyer për faktin që lë jashtë Dibalën. Është një mëkat i madh ta lësh në stol një lojtar të tillë dhe mjafton të shohësh 20 minutat që luajti”, ka thënë Sarri.

I pyetur nëse mund t’i aktivizojë 4 lojtarët e sulmit ai thotë që do të krijonte probleme. “Nëse do të luanin të katërt (Higuain, Dibala, Ronaldo, Duglas) do të sakrifikonin karakteristikat. Vetëm Ronaldo do të ishte në vendin e tij për të bërë realisht lojtarin e krahut. Do të ishte shpërdorim”, vazhdoi trajneri i “Zonjës”. Ai vlerësoi edhe Ronaldon dhe Rabionë. “Kristiano po shënon vazhdimisht dhe kjo është e rëndësishme. Do t’i bëjë mirë dhe është në formë të mirë fizike. Rabio? Është duke u rritur dhe po luan ndeshje të rëndësishme. Tifozët e duartrokitën dhe kjo është diçka pozitive për të. Duhet të vazhdojmë të punojmë të gjithë sepse nga ndeshja në ndeshje po përmirësohemi”, përfundoi trajneri bardhezi.

Related posts

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ FIORENTINËS/ Spalletti: Icardi? Shpresoj të kthehet, por ne…

Delo.autor

MBËSHTET SHOKUN E SKUADRËS/ Gundogan: E di dhe e ndjej lëndimin për fyerjet racore, por duhet të…

Isa.Autor

Sekreti i madh i Bundesliga-s, si arrin të qëndrojë mes kampionateve elitare

Sadik.Autor

Leave a Comment