Futboll Kategoria Superiore Sport

FITORE SPEKTAKOLARE NË “AIR ALBANIA”/ “Bardheblutë mposhtin me përmbysje Teutën dhe i afrohen rivalit në krye

Tirana ka triumfuar me rezultatin 2-1 ndaj Teutës, në kryendeshjen e javës së 20-të të Kategorisë Superiore, të zhvilluar në stadiumin “Air Albania”.

Durrsakët kaluan të parët në avantazh me anë të futbollistit Lorenco Vila, ndërkohë që bardheblutë e Egbosë, arritën të përmbysnin gjithçka në pjesën e parë, falë golave të Ngosë dhe Torasës.

Teuta4563

Ky ishte triumfi i 7-të radhazi, për bardheblutë, duke përfshirë edhe ndeshjen në Kupë ndaj Kastriotit, një ecuri fantastike për 24 herë kampionët e vendit. Me këtë fitore Tirana u ngjit në kuotën e 37 pikëve, ndërkohë që diferenca me Teutën thellohet në +6.

Related posts

“PËRFAQËSIM DINJITOZ I KAMPIONËVE”/ Duka: Tirana, skuadra që nderoi futbollin shqiptar

Delo.autor

PRET RIVALIN NË “ANFIELD”/ Liverpooli paralajmëron “Djajtë e Kuq” me super golin e Shaqirit… (VIDEO)

Isa.Autor

E ARDHMJA YLLIT TË ATLETICOS/ Simeone: Godin tek “Zikaltërit”? Është thjeshtë një….

Delo.autor

Leave a Comment