Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

GOLI SPEKTAKOLAR I KAMBERIT/ Sulmuesi shqiptar që po habit Gerrard tek Rangers (VIDEO)

Ndoshta barazimi 2-2 me modestët e St.Johnston ka vulosur humbjen e çdo mundësie për Rangers Glasgow që të të kapë rivalët e Celtic në kampionatin skocez, por të paktën fansat kanë shijuar një gol vërtetë të bukur.

Tifozët kuqezi madje do të jenë edhe më të lumtur, se bëhet fjalë për golin e parë të Florian Kamberit, sulmuesit 24-vjeçar që pritet të veshë së shpejti fanellën e Kombëtares kuqezi.

Sulmuesi shënoi golin e barazimit në pjesën e dytë, 4 minuta pasi kishte hyrë si zëvendësues, duke goditur mjeshtërisht një top në ajër që i la pak shpresa portierit rival.

Shqiptari nuk u mjaftua me golin e shkëlqyer, por dha dhe asist në golin e barazimit të dytë të Ranger.

Steven Gerrard, që ka thënë fjalë të mira për të gjatë javës dhe pas Europa League, tashmë ka të gjitha provat për ta futur si titullar në ndeshjet në vijim.

Kamberi pritej të debutonte me Shqipërinë, por një problem me lejekalimin e FIFA-s nga Zvicra e ka shtyrë datën. Por Reja po fillon të fërkojë duart.

Related posts

SUPERGOLI/ Milan ka kaluar në epërsi me anë të… (VIDEO)

Isa.Autor

Real Madrid, Isco largohet vetëm nëse ai qëndron. Juventus…

Q.Autor

EURO 2020/ Izraeliti shënon golin e mbrëmjes, por blerja misterioze e Interit i prish festën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment