Futboll Seria A Sport

“KORONAVIRUSI” NDAL FUTBOLLIN NË ITALI/ Kryeministri Conte nuk di çfarë do të ndodhë…

Giuseppe Conte, kryeministri i Italisë, ka njoftuar se raundi tjetër i ndeshjeve të Serie A është seriozisht në rrezik. “Coronavirus” po përhapet shpejt në Apenine, prandaj nuk u luajtën 4 ndeshje të javës së 25-të të kampionatit, fundjavën e kaluar. “Unë nuk mendoj se brenda një jave të vetme do të jemi në gjendje ta ngadalësojmë infeksionin sa duhet për të na lejuar të rifillojmë ngjarjet sportive. Do të monitorojmë vazhdimisht situatën, falë punës së teknikëve dhe ekspertëve, më pas do të vlerësojmë. Do të vuajmë pak, por për momentin nuk mund të them nëse vazhdojmë me të njëjtat masa edhe javën tjetër”– tha Conte, duke folur në një program televiziv.

Giuseppe Conte tha se qeveria e tij është në pritje të zhvillimeve të reja, me shpresë pozitive të qetësimit të situatës së “Coronavirus”. Pra, nëse brenda disa ditësh nuk do të ketë një bllokim të infeksionit të virusit, java e radhës e Serie A mund të shtyhet, ose të luhet në stadium të boshatisura. Të paktën shtyrja e ndeshjeve, të planifikuara të luhen në zonat më të rrezikuara, ka shumë të ngjarë të kenë fatin e njërës prej dy alternativave të sipërcituara. Kjo situatë çoi edhe në shtyrjen e katër ndeshjeve të javës së 25-të të kampionatit italian.

Related posts

SFIDA MIQËSORE NDAJ JORDANISË/ Gliha me “dorë të hekurt”: E njoh Kosovën pasi kam bërë ushtrinë këtu

Delo.autor

NUK NDALET TELENOVELA “WANDA-ICARDI”/ Azzaro lëshon “bombën”: Kur ka ndodhur tradhtia ka patur frikë…

Delo.autor

LIVE/ Miqësore: Mbyllet ndeshja Shqipëri-Kosovë. Rezultati 2-1

Delo.autor

Leave a Comment