Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

GRUMBULLIMI I REI MANAJ BËN JEHONË KUDO/ Mediat prestigjioze Europiane i thurin elozhe sulmuesit shqiptar

Grumbullimi i Rei Manajt me ekipin e parë të Barcelonës nuk përbënte lajm vetëm në Spanjë, por edhe në mediat e tjera. Në Itali pati një jehonë të madhe diçka e tillë, për faktin se sulmuesi i Kombëtares ka luajtur me skuadrën e Interit.

Gazetat më të mëdha spanjolle si “AS”, “MARCA”, “Mundo Deportivo” dhe “Sport” i dedikuan të gjitha vëmendje lajmit të grumbullimit, por disa prej tyre si “MARCA” dhe “Sport” bënë përshkrime për karrierën e tij. Katalanasja “SPORT” kujton se Manaj është një lojtar me karakter të fortë dhe jo lehtë i menaxhueshëm duke i përmendur zënkën me De Biazin dhe me trajnerin e Albasetes.

Në Itali, “Sportmediaset”, “Goal”, “Gazzetta”, por edhe media të tjera raportuan lajmin se sulmuesi i Kombëtares shqiptare mund të jetë i përzgjedhuri i trajnerit Kike Setien si zëvendësuesi i Luis Suarezit. “Barça-Getafe, surpriza e lojtarëve të grumbulluar. Është edhe ish-i i Interit Manaj. Setien: Mund ta na ndihmojë”, shkruan “Gazzetta Dello Sport”. Edhe “Sky” i ka dedikuar një vëmendje të veçantë këtij lajmi.

Related posts

LAJM I MIRË PËR TIFOZËT ANGLEZ/ Alkooli mund të rikthehet në stadium pas një mungese 36-vjeçare

Delo.autor

Pas miqësores kundër Skocisë/ “Tifozët Kuqezi” do të luajnë edhe kundër tifo-grupit të Uellsit

Isa.Autor

SHUMË I PAKËNQUR ME PSG-NË/ Mbappe “kërcënon” klubin: Nëse largohet Neymar, atëherë…

Delo.autor

Leave a Comment