Futboll La Liga Sport

“I RRETHUAR NGA LOJTARË FANTASTIK”/ Breithueit: Pas përqafimit me “Jashtëtokësorin” nuk do ta…

Martin Breithueit ishte një nga sukseset e skuadrës së Setienit përveç fitores bindëse ndaj Eibarit. Sulmuesi danez debutoi me vetëm një seancë stërvitore dhe iu afrua edhe golit të parë, duke korrur edhe ovacionet e “Camp Nou”-t.

“U ndjeva shumë mirë në fushë, i rrethuar nga lojtarë fantastikë. U përpoqa të vrapoj dhe të lëviz, gjë që është detyra ime dhe shokët e skuadrës më gjetën me pasimet e tyre. Kështu që është fantastike”, ishin fjalët e para të sulmuesit të ardhur vetëm pak ditë më parë te kampionët e Barçës.

“Ovacionet ishin shumë speciale. Është një ëndërr. Është diçka që unë e kam parë në TV që kur kam qenë fëmijë dhe papritur jam në këtë skuadër dhe më rezervohet një pritje e tillë e pabesueshme nga tifozët. Jam shumë krenar”. Dhe në fund një batutë për madhështinë e kapitenit të tij: “Mesi më uroi. Ai është një djalë i shkëlqyer. U përpoq që të ma bënte ndeshjen sa më komode, më pa dhe më kërkoi me pasimet e tij. Nuk do ta laj fanellën pas përqafimit të tij. Sinqerisht jam shumë i lumtur që dhashë ndihmën time”.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Bylis-Kukësi, nis pjesa e dytë. Rezultati 1-1

Delo.autor

RUSI 2018/ Pesë gjërat që do i shihni për të herë të parë në Botëror

Sadik.Autor

Arsenali vëzhgoi nga afër Koulibalyn dhe Insignen

Q.Autor

Leave a Comment