Sport Të tjera Tennis

TURNEU I DUBAIT/ Ish-numri 1 në botë i tenisit rikthehet në fushë pas 8 vitesh

Tenistja belge Kim Klijsters është rikthyer në fushë 8 vjet nga ndeshja e saj e fundit. Ish-numri 1 në botë për femra ka marrë pjesë sot në turneun e Dubait, ku bëri një paraqitje të mirë pavarësisht se u mund 2-0.

Në raundin e parë, Klijsters pati një rivale të fortë, spanjollen Garbine Muguruza, finalisten e Australian Open. Kjo e fundit fitoi 2-0 (6-2, 7-6), por Klijsters nuk u dorëzua për asnjë moment, duke treguar grintë në fushë.

Tashmë 36 vjece, Klijsters shpreson të lërë sërish gjurmë në sportin e tenisit, duke imituar Serena Williams. Ajo mori pjesë në turneun e Dubait pas një ftese të organizatorëve. “Jam e kënaqur, pasi jam stërvitur shumë kohët e fundit”, tha Klijsters.

Related posts

ZYRTARE/ Thierry Henry trajneri i “gjelave” të rinj

F.autor

E TRISHTË/ Ndërron jetë mundësi japonez pas lëndimit të tmerrshëm në ring

Delo.autor

300 MILIONË EURO NË STOL/ “Zonja e Vjetër” e zhytur në luks, rezervat forca e vërtet e Juventus

Delo.autor

Leave a Comment