Futboll La Liga Seria A Sport

U GRUMBULLUA TEK EKIPI I PARË PËR SFIDËN NDAJ GETAFES/ Trajneri Setien: Ja pse e mora Rei Manajn

Rei Manaj më në fund do të jetë pjesë e ekipit të parë të Barcelonës, në ndeshjen ndaj Getafes.

Manaj do të mbajë numrin 41, duke ia arritur më në fund qëllimit për të qenë pranë Mesit dhe yjeve të  tjerë të katalanasve, në një ndeshje zyrtare

Sulmuesi i Kombëtares është stërvitur shpesh me skuadrën e parë, por nuk ishte thirrur nga trajner për ndeshje zyrtare, ndërsa tani do të jetë pjesë e listës për sfidën kundër Getafes, e cila do luhet nesër në orën 16:00.

Pas shpalljes së listës, Setien në konferencën për shtyp, i pyetur nga gazetarët për grumbullimin e Manajt është shprehur: “Ai ka karakteristika shumë të mira dhe mund të japë diçka në skuadër. Kjo është arsyeja pse ne e kemi përfshirë në listë. Ne marrim lojtar nga ekipi i dytë, pasi ne dimë që ata mund të na ndihmojnë”.

Related posts

JO VETËM RONALDO/ MESSI BEFASON: “Pleshti” merr vendimin PËRFUNDIMTAR për të ardhmen

Isa.Autor

3 GOLA DHE 1 ASIST/ Serie A shpall lojtarin më të mirë të marsit sulmuesin…

Delo.autor

TRONDITET FUTBOLLI ITALIAN/ 2 klube të MËDHA rrezikojnë përjashtimin nga kampionati

Isa.Autor

Leave a Comment