Basketball Sport

NBA/ Beal nuk mjafton për Wizards, Clippers triumfojnë ndaj Spurs

Golden State Warriors ka reaguar pas një sezoni të dobët, teksa ka arritur të marrë fitoren e dytë radhazi, sërish në transfertë, por këtë herë përballë Washington Wizards, ku triumfoi me shifrat 117-125.

Miqtë kontrolluan lojën në tre fraksionet e para, të cilat i fituan dhe arritën të krijojnë një distancë të parikuperueshme për Wizards, që reaguan në pjesën e fundit, por pa arritur të shmangin humbjen.

Bradley Beal i Washington Wizards ishte më i miri në parketin e “Capital One Arena”, pasi arriti të shënojë 43 pikë, të rikuperojë 2 topa dhe të japë 6 asiste, por performanca mbresëlënëse e tij nuk u shërbeu aspak vendasve.

Një nga sfidat më spektakolare të mbrëmjes ishte ajo e zhvilluar në “Rocket Mortgage Fieldhouse” te Clevelandit, ku Cavaliers pritën New York Knicks dhe u mposhtën vetëm pas luajtjes së kohës shtesë.

Loja ishte e balancuar gjatë gjithë kohës, me skuadrat që dominonin me radhë fraksionet e ndeshjes, ndërsa koha e rregullt u mbyll me barazimin 127-127 dhe vetëm në kohën shtesë miqtë nga New York triumfuan 7-12 dhe arritën të marrin fitoren edhe të ndeshjes.

Me rezultatin e ngushtë 108-105 fitoi edhe Los Angeles Clippers në sfidën e zhvilluar në shtëpi përballë San Antonio Spurs. Në “Staples Center” ishin miqtë që e nisën më mirë takimin dhe arritën të krijojnë një epërsi të konsiderueshme, por pësuan një “black-out” në fraksionin e tretë, ku edhe u vendos fati i ndeshjes.

E pa mjaftueshme performanca mjaft e mirë e Altridge dhe Demar DeRozan për Spurs, që të dy së bashkua regjistruan 53 pikë, 14 rikuperime dhe 7 asiste, ndërsa për Clippers spikati Kawhi Leonard me 22 pikë, 6 rikuperime dhe 7 asiste.

Konsolidohet në zonën Play Off të Konferencës së Perëndimit edhe Dallas Mavericks, që sot triumfoi me shifrat 103-112 në transfertën ndaj Indiana Pacers, zhvilluar në “Bankers Life Fieldhouse” të Indianapolisit.

Letonezi Kristap Porzingis ishte protagonist për Mavericks me 38 pikë dhe 12 rikuperime, ndërsa Indiana bëri shumë pak për të shmangur humbjen, pasi vetëm në fraksioni ne dytë tregoi një farë superioriteti ndaj kundërshtarit.

Vijon performancën e mirë edhe Miami Heat, që mposhti me rezultatin e thellë 137-106 Philadelphia 76ers, në një sfidë të dominuar totalisht, ndërsa miqtë bënë rezistencë vetëm në fraksionin e dytë të lojës.

Jimmy Butler ishte spektakolar për Miamin, me 38 pikë, 7 rikuperime dhe 2 asiste, ndërsa Joel Embiid i Philadelphia 76ers nuk bëri gjithashtu një performancë të mirë me 29 pikë, 12 rikuperime dhe 2 asiste, që gjithsesi nuk i shërbyen skuadrës së tij për të shmangur humbjen.

Në sfidat e tjera Charlotte Hornets u dorëzua me shifrat 100-112 përballë Orlando Magic, Boston Celtics triumfuan 115-123 në transfertën ndaj Atlanta Hawks, ndërsa Brooklyn Nets mposhtën me shifrat 119-97 Phoenix Suns.

Related posts

STATISTIKAT/ Finalizuesi më i mirë në Premier League është…

F.autor

Juventusi në hall, gjigandët spanjollë hidhen në sulm për yllin e skuadrës

Sadik.Autor

Romagnoli: Milan duhet të fitojë ndaj Juventusit

Sadik.Autor

Leave a Comment