Futboll Kategoria Superiore Sport

“NË SHKODËR NUK SHKOJ SI FAVORI”/ Trajneri Egbo: Merrem vetëm me ekipin tim…

Emanuel Egbo, trajneri i Tiranës, ka folur përpara mediave, ditën e sotme për sfidën që pret bardheblutë ndaj Vllaznisë. Egbo nuk ka dashur të komentoj atë që ndodh me ekipet e tjera dhe Vllazninë apo deklaratat e Suad Licit, pasi ai është i përqëndruar vetëm te skuadra e tij.

Gjendja e skuadrës, mungesat? “Përveç Hasanit që është bashkuar me ekipin dhe Osmanit që ka pasur dhimbje në mes, lojtarët janë të gjithë të gatshëm për ndeshjen”.

Si favorit në Shkodër, kaq e thjeshtë është? “Nuk shkojmë si favorit, është një ndeshje e radhës. Nuk ka asnjë favorit, pasi është një derbi. Duhet të japim 100% në fushën e lojës”.

Ndeshjen e fazës së parë fituat 0-2, këtë herë? “Unë gjithmonë merrem me ekipin tim, do shkojmë në ndeshje të japim maksimumin. Nuk duhet të merremi me atë që ka ndodhur në fazën e parë, pasi jemi në fazën e tretë”.

Seria e fitoreve është motivim? “Kemi folur me ekipin për këtë, pasi vazhdojmë të ruajmë ritmin dhe kjo është një gjë e mirë. Rritet vetbesimi dhe futesh në fushën e lojës me mentalitet fitues”.

Suad Lici, tha që iu shtrojnë rrugën për titull? “Nuk merrem me ekipet e të tjerëve. Edhe kur ne na kanë bërë gabim arbitrat, nuk jemi ankuar sepse arbitrat janë njerëz, gabojnë, vetëm Zoti nuk gabon. Nuk e di na kanë shtruar rrugën apo jo, Tirana nuk merret me ekipet e tjera. Nuk besoj se na ndihmojnë arbitrat. Nuk e di në çfarë konteksti e ka thënë Suad Lici. Ai i njeh mirë  Tiranën pasi ka qenë, por njeh edhe  Vllazninë”.

Vllaznia? “Pavarësisht kundërshtarëve, ne merremi me lojën tonë. Nëse arrijmë të dalim në lojën tonë, nuk besoj se do të ketë ekip që të na hap probleme. Nëse japim 100% tonë, nuk do të kemi pse të merremi me ekipet kundërshtare.”.

Related posts

Tifozët kinezë i rikthehen stadiumeve pas tre viteve

F.autor

IRONIZON Müller: Arbitri bëri një punë të mirë, nuk u eliminuam…

Sadik.Autor

Gossip nga “Instagram”, dy futbollistë spanjollë do të bëhen prindër…

Sadik.Autor

Leave a Comment