Futboll Seria A Sport

“TË NA E KISHIN DHËNË NEVE PENALLTINË, PËRMBYSEJ BOTA”/ Sarri: Championsi elektrizues!

Mauricio Sarri më në fund mund të bëjë një konferencë për shtyp, pas ndeshjes, me hijen e një njeriu të lumtur. “Edhe një herë kam ndjesinë e postndeshjes me Breshan, ndonëse kundër SPAL-it luajtëm edhe më mirë, por duhet ta kishim mbyllur më parë ndeshjen. Gjithsesi, skuadra është në rritje graduale, kemi goditur 7 shtylla në 3 ndeshje.

Por akoma më shumë se kaq, më duket disi e çuditshme që na japin kaq penallti kundër, sepse sot jemi në baraspeshë totale: 8 në favor dhe 9 kundër, sepse në 70-80 për qind të rasteve në çdo ndeshje luajmë ne në mesfushën kundërshtare. Dhe mbi të gjitha, nëse do të na e kishin akorduar ne penalltinë me VAR-in që nuk funksiononte, monitor e kufje të prishura, ndërsa arbitrit iu desh që të gjente një radio në fushë për të komunikuar dhe vendosur për 11-metërshin e SPAL-it, të jini të sigurt se do të ishte thyer bota, – shpjegon trajneri i Juventusit që vazhdon. – Kjo që ndodhi në fushë besoj se ishte një padrejtësi ndaj nesh, sepse nëse VAR-i nuk funksionon, arbitrin duhet ta bëjë arbitri që është në fushë, jo ai që është përpara monitorit. Gjyqtari La Pena më ka shpjeguar se kjo është rregullorja, por nuk jam dakord me këtë, sepse për atë episod kundër nesh u gjet edhe radio policie në fushë për të biseduar me dhomën e VAR-it”.

kielini

BRAVO KIELINI – Xhorxho Kielini u rikthye që të luante titullar, siç ishte paralajmëruar dhe provimin e kaloi me nota maksimale. “Kërkoi të luante me çdo kusht kundër Breshas dhe bëri 20 minuta të mira. Ndërsa me SPAL-in për 60 minuta dhe me Xhorxhon në fushë rivalët as që iu afruan golit. Me një si Kielini nuk do të pësojmë më gol, por është gjithashtu normale që sapo është rikthyer nga dëmtimi dhe nuk është ende në gjendje që të luajë 90 minuta çdo tri ditë. Në fushë kundër Interit? Është shpejt për ta thënë, por të shohim se si do të reagojë trupi i tij, pas sforcove me SPAL-in. Me Lionin do të jetë me ne, por nuk do të luajë besoj”, vazhdon Sarri.

juventus

ÇFARË NUK SHKON – Pavarësisht notave pozitive, në pritje të rifillimit të Championsit dhe ndeshjes së vajtjes me Lionin në 1/8-at, të mërkurën e 26 shkurtit, trajneri i Juventusit pranon gjithashtu se ka ende disa gjëra që duhen korrigjuar shpejt dhe nuk duhen përsëritur, sidomos në Europë. “Ka disa aspekte që vazhdojnë të na dënojnë, siç është fakti kur tërhiqemi që të mbrojmë prapa, por akoma më keq se kaq qëndrojmë pa lëvizur në fushë. Dhe kjo na bën që të pësojmë shumë goditje kundër nga 20-25 metra. Është e vërtetë që gabimet i kemi minimizuar, por në Champions nuk falet asnjë nga këto. Favorite në këtë turne janë 10 nga 16 ekipet aktuale, prandaj përveçse pak fat, duhet mbi të gjitha shumë përqendrim dhe kurim detajesh pasi Champions-i është një turne elektrizues dhe i frikshëm për surprizat që ofron. Kur e mendoj, sezonin e kaluar me Çelsin realizuam 13 fitore dhe 2 barazime në Ligën e Europës dhe në disa momente rrezikuam që të eliminoheshim, ndonëse pa bërë asnjë humbje. Kjo tregon vështirësinë e kupave”, tha Sarri.

Related posts

E PAZAKONTË/ Portieri i Rusisë njihet dhe si SHQIPONJË në Moskë

Isa.Autor

I PAPËRMBAJSHËM/ Cavani ndëshkon Kolumbinë pas vetëm 5 minutash (VIDEO)

Delo.autor

Akuzat për rroga të padhëna, Tirana nxjerr blof kenianin Musa (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment