Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Derbi i “Madoninës”. Inter mposht “Kuqezinjtë” me “POKER”

Do të luhet, duke startuar nga ora 20:45, derbi i Milanos, mes Milanit dhe Interit, sfidë e vlefshme për javën e 23-të të Serisë A.

Skuadrat vijnë me qëllime të qarta në këtë derbi, vetëm fitoren. Antonio Konte ka surprizuar me formacionin që ka zgjedhur të nisë lojën, pasi ka lënë në stol Eriksenin. Ndërkaq Sançez dhe Lukaku do luajnë në sulm. Ndërsa Handanoviç nuk ia doli të ishte titular në këtë sfidë.

Ndërkaq Pioli ka zgjedhur të hedhë në majën e sulmit Ibrahimoviçin dhe Rebiçin. Mesfusha do të përbehet nga Kesi, Benaser, Kastijeho dhe Çalhanoglu.

 

LIVE| INTER-MILAN 4-2
(Brozoviç 51′, Vesino 53′, De Vraj 70′. Lukaku 90+2 / Rebiç 40′, Ibrahimoviç 45+2′)

90+2′ GOOOLLL Lukaku shënon të katërtin dhe vulos fitoren e Interit.

82′ Tranversë nga Eriksen, danezi shumë pranë një supergoli nga goditja e dënimit!

70′ GOOOL Interi përmbys gjithçka, De Vraj shënon për ekipin e Kontes.

53′ GOOOLL  Barazon Interi! Vesino vendos baraspeshën. Uruguajani mposht nga afër Donarumën dhe bën të shpërthejë stadiumi.

51′ GOOOLL Interi. Brozoviç rihap sfidën. Kroati ka goditur jashtë zone fluturimthi dhe ka gjetur rrugën e rrjetës me një gol tepër të bukur.

45+2′ GOOOLL Milani shënon golin e dytë, Ibrahimoviç me kokë i jep skuadrës së tij një avantazh të madh. Interi goditet rëndë në minutat e fundit të pjesës së parë.

40′ GOOL Zhbllokohet sfida. Ibrahimoviç pason te Rebiç, ai nuk fal me portën bosh. Milani kalon në avantazh. 

24′ Lukaku lëviz shpejt dhe shërben te Vesino, i cili në pozicion të favorshëm nuk mposht dot Donarumën.

19′ Godin godet me kokë, pas një korneri, topi kalon shumë pranë shtyllës.

8′ Goditje tepër e fuqishme e Çalhanoglut jashtë zone, topi ndalet në shtyllë. Rast i parë i mirë për Milanin.

1′ Nis sfida

Related posts

BEFASON KLUBI I LA LIGËS/ Përjashton Realin, Barcelonën dhe Atleticon nga kampionati për t’u kualifikuar në… Champions

Delo.autor

LUAJNË PËR PRESTIGJ/ Atletico Madrid-Monaco, formacionet zyrtare (FOTO)

Isa.Autor

PRESIDENTI I “FAF”/ Claudio Tapi Befason: Messi nuk është larguar asnjëherë…

Delo.autor

Leave a Comment