Basketball Sport

NBA/ Dita e LeBron, Harden e Giannis. Ekipet “big” fitojnë me yjet e tyre

Ekipi i Lakers vijon të dominojë renditjen në Konferencën e Perëndimit, duke triumfuar 129-102 ndaj San Antonio. Ndeshje e dominuar nga Lakers, ku u dallua LeBron James, autor i 36 pikëve, më i miri në parket. Fiton edhe Denver, që mundi 127-99 rivalët e Portland, duke qëndruar në elitën e skuadrave në Perëndim. Për Denver u dallua Jokic, që realizoi 29 pikë e 13 rebound.

Në Lindje vazhdon të dominojë skuadra e Milwaukee, që sot triumfoi 120-108 në fushën e Neë Orleans. Ndeshje më e mirë për vendasit në pjesën e parë, ku u dallua Ingram me 32 pikë, ndërsa në pjesën e dytë erdhi përmbysja e Bucks me Antetokounmpo, që realizoi 34 pikë e 17 rebound. Fiton edhe Houston, 125-110 ndaj Charlotte, me Harden protagonist, autor i 40 pikëve dhe 10 asist.
NBA – Rezultatet e sotme

New Orleans – Milwaukee, 108-120

Houston – Charlotte, 125-110

Denver – Portland, 127-99

Lakers – San Antonio, 129-102

Related posts

“TËRBOHET SIMEONE”/ Felipe Luis nuk mjafton, Villareali ndal Atleticon e Madridit

Isa.Autor

E BUJSHME/ Një yll që do ta paguajë shtrenjtë, shpenzime të “çmendura” të Juventusit për Vlahovic

Delo.autor

LUKAKU NË LONDËR/ Zëvendësuesi i belgut zbarkon në Milano, gati vizitat mjekësore dhe kontrata

Delo.autor

Leave a Comment