Futboll Seria A Sport

KA FESTË TEK MILANI/ Çbllokohen tratativat Higuain-Bonucci-Caldara…

Gonzalo Higuain mund të jetë vetëm një hap larg Milan. Nicolas, vëllai-menaxher i Pipita, në fakt është takuar me drejtuesit e Juventus gjatë këtyre orëve të fundit dhe ka gjasa të ketë në kalendar një takim edhe me Leonardo, për të dëgjuar ofertën dhe propozimin financiar të kuqezinjve. Vetëm më pas mund të nisin të detajojnë elementët e marrëveshjes. Bardhezinjtë i kanë konfirmuar vëllait se Pipita nuk bën më pjesë në planet dhe projektet teknike të klubit, ndaj është i lirë që të kërkojë një tjetër skuadër. Cilën? Normalisht Milan, destinacioni më i preferuar nga sulmuesi argjentinas në këtë moment, ndër të tjera, e vetmja pistë e mundshme pas dështimit të takimit të Juves me Chelsean, me Blutë e Londrës që mbeten peng i Moratas.

Nëse Milan do të finalizonte marrëveshjen me Higuain, atëherë është e sigurtë që mbrëmjen e të dielës ka patur një kontakt paraprak. Leonardos dhe Juves nuk i mbetet tjetër veçse të përshpejtojnë në mënyrë deçizive shkëmbimin mes Caldara dhe Bonucci. Për sa i përket formulës, Higuain do të kalonte kuqezi në huazim sezonal për 20 milionë, me të drejtë blerje të fiksuar në shumën rreth 35 milionë euro. Në orën 18:45, Fabio Paratici, njeriu i merkatos së Juves, ka mbërritur në Milano. Tratativa e dyfishtë tashmë ka hyrë zyrtarisht në fuqi diskutimi.

Related posts

PAS NJË TESTI ANTI-COVID/ Tyson Fury del negativ, sfida me Wilder do të zhvillohet më 9 tetor

Delo.autor

“DUA TË ARRIJ AKOMA MË SHUMË…”/ Lewandowski bën tifozët e Bayern-it të ëndërrojnë me deklaratat e fundit

Delo.autor

“KAM KALUAR NJË PERIUDHË SHUMË TË KEQE”/ Sulmuesi Ngo: Ju rrëfej sherrin me Memën, si na mblodhi trajneri Egbo

Delo.autor

Leave a Comment