Futboll La Liga Sport

AKORDI LAUTARO-BARCELONA/ ​​5 lojtarë Blaugrana janë vendosur në tryezën e Interit, ja emrat

Për t’i gjallëruar pjesërisht këto ditë të trishtueshme pa futboll shërben tregu i transferimeve dhe intrigat që rrjedhin prej tij; siç është ajo që lidhet me Lautaro Martinez dhe Barcelonën. Katalanasit janë gjithnjë e më shumë të bindur se “Toro” është sulmuesi i duhur për t’iu bashkuar bashkatdhetarit Lionel Messi.

Interi dridhet, por, në të njëjtën kohë, gjithashtu, fillon të arsyetojë për homologët e mundshëm teknikë, që mund të jenë pjesë e marrëveshjes. Sipas “Corriere dello Sport”, Blaugrana-t kanë hartuar një listë prej 5 lojtarësh, nga të cilët zikaltrit duhet të zgjedhin, shoqëruar nga një shumë e konsiderueshme parash të gatshme, të paktën 70 milionë euro.

Këto janë kandidatët për të hyrë në operacion: Semedo, Todibo (në këtë rast, Schalke 04 nuk do të duhet të ushtrojë të drejtën e blerjes), Vidal, Arthur dhe Alena. Me paketën e plotë (70 milionë euro plus dy homologë), vlerësimi i përgjithshëm do të shkonte në 150 milionë euro, më shumë se 111 milionë të parashikuar nga klauzola e lirimit, e vlefshme vetëm nga 1 deri më 15 korrik.

Shumë e ndërlikuar të mendosh për përfshirjen si homologë shkëmbimi të njërit mes Coutinho (të cilin, Bayern Munich nuk do ta blejë) dhe Dembélé. Të dy kanë një vlerësim shumë të lartë, që do ta bënte operacionin praktikisht një shkëmbim kokë më kokë, një zgjidhje që nuk do të kënaqte Interin.

Nga ana e tij, Lautaro do të jete shumë i tunduar për të provuar përvojën në Katalonjë, i nxitur nga dëshira për të luajtur vazhdimisht me idhullin, Messi. Ndalesa e detyruar e sezonit do ta lejojë atë të reflektojë me kujdes, për të marrë një vendim, që mund të shënjojë thellë karrierën e tij. Sidoqoftë, në rastin e një qëndrimi në Milano, rinovimi i kontratës, i cili deri më tani ka mbetur në gatishmëri, do të bëhej përparësi.

Related posts

DOLI NGA FUSHA E LOJËS I NERVOZUAR/ Reagimi i Bajramit pas humbjes ndaj Polonisë i çudit të gjithë

Delo.autor

Inter gjen zëvendësuesin e Cancelo-s te Chelsea

Sadik.Autor

ZBULON SEKRETET E TIJ TË PUNËS/ Mourinho rrëfen: Ja çfarë duhet për të fituar tripletën

Delo.autor

Leave a Comment