Futboll Seria A Sport

KORONAVIRUSI/ Talenti Young vlerëson Italinë: Nuk ka luftë për ushqime, as rafte bosh…

Kaos në Itali? Një alarm i kotë. Për të dhënë një imazh pozitiv të vendit më të prekur nga “Coronavirus” në Europë, ka menduar Ashley Young. Futbollisti anglez, që mbërriti tek Interi në merkaton e janarit, ka vendosur të publikojë disa “tweet” për të lavdëruar sjelljet e italianëve në këtë krizë të madhe e dramtike për të. Veçanërisht kur ka pazar ushqimesh, një nga arsyet e pakta, pse ai lejohet të dalë nga shtëpia:

“Dua të ndaj mendimet e mia, pasi aktualisht jetoj në Itali, epiqendra e virusit. Realisht, një supermarket tani është rreziku kryesor, ku ky virus mund të përhapet dhe madje të infektohesh. Në Itali, kur shkoni të bëni pazar, ka një qetësi befasuese. Nuk luftohet për ushqimin, nuk ka rafte bosh dhe asnjë grindje me stafin për kufizime produktesh apo ndonjë gjë tjetër!

Dhe pothuajse në të gjitha rastet, zakonisht është thjesht një person që bën blerje për një familje. Supermarketet kanë kufizuar numrin e njerëzve që hyjnë, kështu që nuk janë asnjëherë shumë të mbushur me njerëz”.

Young publikon edhe këshilla për ata që sot duhet të shkojnë në supermarkete në Itali dhe nënvizon se si kjo ashpërsi masash është themelore për të luftuar pandeminë: “Ajo që ne po bëjmë këtu nuk është një reagim i tepërt. Ju duhet të qëndroni të sigurt. Edhe të tjerët duhet ta bëjnë këtë. Nuk është e tmerrshme, është një mënyrë për të mbajtur distancën dhe të ndihmoni në shpëtimin e jetës”.

Related posts

Allegri ndryshon mendje për Dybala

Delo.autor

Sulmuesi refuzon kontratën e re të ofruar nga Manchester City…

Sadik.Autor

SPEKULIMET PËR TRANSFERIM/ Sarri: Është koha të vendosim për të ardhmen e Hazardit

Delo.autor

Leave a Comment