Formula 1 Sport

FRIKA NGA KORONAVIRUSI NË F1/ Ross Brawn: Nëse një skuadër nuk lejohet të hyjë në një shtet prej epidemisë, gara…

Ferrari ka konfirmuar se do të jetë me gjithë stafin e saj në Melburn, ku më 15 mars do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Australisë në Formula 1, gara e parë sezonale. Gjithsesi, në Itali, coronavirus ka marrë përmasa të frikshme, ndaj është përfolur shumë se stafi i makinës italiane mund të mos lejohet në garat e ardhshme, duke nisur nga ato të Bahrein apo Vietnamit.

Drejtori sportiv i garave, Ross Brawn, duke folur për këtë çështje tha: “Nëse një skuadër nuk do të lejohet të marrë pjesë në një shtet ku zhvillohet gara për shkak të coronavirus, atëherë ajo garë nuk do të zhvillohet. Cilado qoftë ajo skuadër. Çështja ndryshon vetëm në rast se skuadra nuk dëshiron të jetë në atë shtet, me vullnetin e saj nga frika e coronavirus”.

“E pranoj se gjendemi para një situatë të vështirë dhe si drejtues kemi shumë përgjegjësi. Të gjithë në Formula 1 duam të bëjmë punën tonë, atë që na mban të gjallë pasionin. Gjithsesi, mbi të gjitha rëndësi ka shëndeti i njerëzve. Nuk mund të bëjmë dot parashikime, pasi situate po evoluon dita-ditës. Në po punojmë që çdo garë të zhvillohet normalisht”, tha Ross Brawn,

Related posts

Zbulohet lëvizja e çmendur/Ja kur Ronaldo do të kryejë testet mjekësore me Juventusin

Isa.Autor

ÇFARË PO NDODH? E ardhmja e Dembeles e pasigurt. Ngecin sërish bisedimet mes tij e Barcelonës

F.autor

ASISTOI NË GOLIN E FITORES SË LIVERPOOL/ Kjo është nota e Shaqirit dhe lojtarëve të tjerë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment