Basketball Sport

NBA/ Lakers me ritmin e kampionit, fitojnë edhe Clippers e Toronto

Lakers arrin një fitore të lehtë në takimin e radhës në NBA, duke mundur 120-107 Philadelphia. Ndeshje me dy pamje, më e mirë për miqtë në pjesën e parë (Robinson 25 pikë), ndërsa në pjesën e dytë vjen përmbysja e kalifornianëve, me Davis (37 pikë e 13 rebound) e James (22 pikë e 14 asist). Surprizë fitorja e Golden State, që mundi 116-100 Denver jashtë fushe. Wiggins dhe Paschall realizuan nga 22 pikët për Warriors, ndërsa për Denver mungoi lojtari lider.

Fiton edhe skuadra kampione e Toronto, që mundi 123-114 Phoenix, ndeshje që u vendos në minutat e fundit në favor të ekipit kanadez. Siakam me 33 pikë, Lowry me 28 e Powell me 26 bënë diferencën për Toronto, që qëndron në ekipet elitë në Lindje. Nuk zhgënjen ekipi i Clippers, që mundi 109-94 Oklahoma, ndeshje ku u dallua Leonard me 25 pikë. Në sekondat e fundit fiton San Antonio, që mundi 104-103 Charlotte (Murray 21 pikë), ndërsa Brooklyn fitoi 129-120 ndaj Boston pas kohës shtesë (LeVert 51 pikë).

NBA – Rezultatet e sotme

Charlotte – San Antonio, 103-104

Boston – Brooklyn, 120-129

New Orleans – Minnesota, 134-139

Oklahoma – Clippers, 94-109

Denver – Golden State, 100-116

Phoenix – Toronto, 114-123

Lakers – Philadelphia, 120-107

Sacramento – Washington, 133-126

Related posts

SPEKTAKOLARE NË “ANFIELD”/ Të besuarit e klopp fitojnë falë gafës së Tottenhamit dhe rimarrin kreun

Delo.autor

“AI NUK VDIQ, ATË E VRANË”/ Nisin protestat masive për vdekjen e Maradonës

Delo.autor

COVID-19/ Koronavirusi “shpërthen” në Premier League, tek Chelsea detyrohen të mbyllin…

Delo.autor

Leave a Comment