Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Machester City mposht PSG-në me përmbysje, të dy ekipet kalojnë fazën tjetër

Manchester City ka shënuar fitore ndaj PSG-së me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së pestë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Pep Guardiolas ishte pa Kevin de Bruyne, Phil Foden dhe Jack Grealish në këtë ndeshje, por që nuk i bëri problem që të fitonte.

Ndeshja nisi më mirë për vendasit që rrezikuan fillimisht me Rodri dhe Ruyaad Mahrez, por që dyshja nuk ishin të saktë.

Rasti më i mirë në pjesën e parë ishte në minutën e  33-të, kur Ilkay Gundogan gjuajti bukur, por topi u ndal nga shtylla.

Mahrez kishte rastin e fundit në këtë pjesëlojë, por as ku nuk ishte i saktë.

Më të filluar pjesa e dytë PSG u tregua më e rrezikshme dhe gjeti golin.

Në aksion shumë i bukur që nisi nga këmbët e Lionel Messit, ku ai mori një top në gjysmën e fushës së tij, pasoi me Neymar disa herë, i cili ia kthye argjentinasit, e ku ky i fundit e futi topin në zonë te Kylian Mbappe që shënoi për 1-0.

Ky gol edhi në minutën e 50-të, duke e zhbllokuar ndeshjen.

Por Manchester City nuk u ndal dhe arriti të shënojë golin e barazimit me Raheem Sterling në minutën e 63-të. Anglezi shënoi me një gjuajtje nga afër për 1-1.

PSG mund ta kthente epërsinë në minutën e 74-të, por Neymar nuk ishte i saktë nga afërsia.

Man City mori epërsinë në minutën e 76-të. Një aksion i bukur nga e majta, kur Bernardo Silva asistoi te Gabreil Jesus që shënoi për 2-1.

Deri në fund nuk kishte gola dhe Manchester City mbetet lider me 12 pikë, ndërsa PSG e dyta me 8 pikë, ku të dyja kaluan tutje.

Related posts

JUVENTUSI MBETET VIGJILENTE/ Ronaldo bën taktikën e rradhës, telefonon yllin kolumbian…

Delo.autor

EDY REJA DEBUTON ME HUMBJE/ Kombëtarja dominon lojën por mposhtet nga Islanda (VIDEO)

Delo.autor

KLOPP ENTUZIASMON LIVERPOOLIN/ Do të bëjmë një BLERJE “last minute”…

Isa.Autor

Leave a Comment