Futboll Kategoria Superiore Sport

FLAMURTARI-TIRANA/ Trajneri Egbo kërkon të shkëputet nga rivalët që e ndjekin (FORMACIONET ZYRTARE)

Do të startojë në orën 17:00, sfida mes Flamurtarit dhe Tiranës e vlefshme për javën e 25-të të Kategorisë Superiore. Skaudra bardheblu e Emanuel Egbo, vjen në këtë përballje pas triumfit 5-1 në derbi, teksa morali në kampin e 24 herë kampionëve të vendit duket tepër i lartë. 

Nga ana tjetër, vlonjatët, vijnë në këtë sfidë, pas barazimit në transfertë ndaj Bylisit, teksa do të tentojnë të surprizojnë kryesuesit e kampionatit. Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare, ku nuk mungojnë surprizat.

FORMACIONET ZYRTARE:

FLAMURTARI: Moçka, Gocaj, Qarri, Muçollari, Vrapi, Nebihu, Lukas Ramos, Haruni, Hoxhaj, Oliveira, Ribaj. Trajner: Marcelo Troisi.

TIRANA: Lika, Doka, Muça, Osmani, Hoxhallari, Batha, Sidibe, Kobina, Muçi, Halili, Ngoo. Trajner: Emanuel Egbo

Related posts

PARTIZANI-VLLAZNIA/ Kampionët në fuqi kërkojnë rikthimin tek fitorja (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Bashkëshortja e gjyqtarit të finales, një “bombë shpërthyese” (FOTO)

Isa.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ “Zikaltërit” “nxjerrin” në shitje fanellën e yllit të Juventusit… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment