Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SHORTI I LIGËS SË KOMBEVE/ Edi Reja: Dua vendin e parë në grup!

Edi Reja ka mundës inë që të startojë një edicion nga fillimi me Shqipërinë. Në Ligën e Kombeve për sezonin 2020- 2021, trajneri italian do të udhëheqë Shqipërinë në Grupin C4 përballë Bjellorusisë, Lituanisë dhe Kazakistanit.

Pas shortit të hedhur në Amsterdam, trajneri i Kombëtares ekskluzivisht për “Panorama Sport” tregoi shanset e kuqezinjve në këtë kompeticion, objektivin si dhe shpjegoi se si është ekipi që ai drejton në raport me edicionin e fundit.

Ndër të tjera, trajneri flet edhe për situatën e vështirë që po kalon Italia në lidhje me Koronavirusin, teksa ka shpjeguar edhe arsyen pse mungoi në short.

Në përgjithësi mund të them se është një short i mirë. Sigurisht, skuadrat kanë vlera, por më duhet të nënvizoj se bëhet fjalë për ekipe me të cilat do të na duhet të udhëtojmë shumë për transfertat.

Si është grupi ynë në raport me të tjerat?

Personalisht mendoj se grupi me Greqinë, Kosovën, Slloveninë dhe Moldavinë është më i ashpër. Një grup pak më i fortë. Sa i përket grupit tonë, sigurisht që mund të ketë edhe ndonjë surprizë.

Luajmë ndaj ekipeve për të cilat do të duhet të udhëtohet shumë dhe bëhet fjalë për ndeshje në muajt shtator, tetor dhe nëntor. Sa problem mund të jetë?

Është e vërtetë kjo dhe ky është problemi i vetëm në këtë grup. Uroj dhe do të ishte mirë që në nëntor të kishim dy ndeshje në fushën tonë sesa dy transferta, për shkak edhe të klimës dhe temperaturave të motit. Realisht janë udhëtime të gjata.

Si janë kundërshtarët tanë?

Sigurisht që të tria janë ekipe që meritojnë që t’i kemi në konsideratë. Megjithatë, e përmenda që mund të themi se kemi një short të mirë.

Cili do të jetë objektivi ynë në këtë grup?

Ne do të luajmë për të fituar. Do të luajmë për të dalë të parët. Megjithatë, kjo gjë do të varet edhe nga vlera dhe forma e skuadrave kundërshtare. E përsëris që Bjellorusia, Lituania dhe Kazakistani janë tri skuadra të cilat duhet t’i kemi në konsideratë.

Çfarë duhet të bëjmë për t’ia dalë përballë ekipeve të tilla?

Mbi të gjitha na duhet që të jemi të përqendruar, të fokusuar dhe me mentalitetin e duhur për të fituar. Do të duhet që të bëjmë më të mirën e mundshme nga vetja jonë në secilën nga ndeshjet.

Pse nuk ishit në short?

Jam nisur që të isha i pranishëm, por u anulua fluturimi. Në fakt, shumë fluturime nga Italia nuk janë të mundshme që të kryhen, sepse, ashtu si na shohin ne italianëve tani për shkak të problemit të virusit, na ndalojnë kudo. Kisha bërë të gjitha prenotimet e nevojshme për të fluturuar nga Venecia, por nga atje janë anuluar shumë prej tyre. Madje, ju them se doja të vija edhe javën e shkuar në Shqipëri, por m’u anulua fluturimi nga Trieste.

Related posts

SHITJA E LUKAKUT KTHEHET NË ÇËSHTJE/ Marotta dhe Inzaghi dalin kundër Presidentit Zhang, ja situtata…

Delo.autor

Ylli Juventusit ka vendosur të pensionet në fund të këtij sezoni

Q.Autor

 E FRIKSHME/ Makina përplas kryesuesin e garës, ndodhet në gjëndje të…

Isa.Autor

Leave a Comment