Futboll Seria A Sport

KAOS TEK “KUQEZINJTË”/ Ish-drejtori i Milanit përkrah Boban: Mbrojti emrin e tij dhe jo kolltukun

Ish-drejtori i Milanit, Massimiliano Mirabelli foli për “Radio TMW” për një tjetër revolucion të ri dhe të mundshëm në shtëpinë kuqezi: Unë nuk jam askushi për të gjykuar. Nëse ky është rasti, mbase Boban u ndje i pambështetur në rolin e tij. Ndoshta do të kisha bërë të njëjtën gjë edhe unë. Në këtë rast, Boban kishte atributet e duhura që të zbulonte diçka, një revolucion të ri që po përgatitet te Milani, por për këtë do të paguajë pasojat. Ai mbrojti emrin e tij dhe jo kolltukun. Pioli do të përpiqet në çdo mënyrë të bëjë mirë deri javën e fundit. Pa dyshim, këto janë zëra destabilizues, që nuk e lënë të qetë skuadrën. Mos harroni se ka akoma objektiva të rëndësishëm në lojë, siç është Kupa e Italisë dhe kualifikimi në Ligën e Europës”.

Ish-drejtori kuqezi u ndal edhe te situata e krijuar nga “Coronavirus”, me shtyrje ndeshjesh në Serie A: Ne po përjetojmë një situatë dramatike. Sipas mendimit tim, duhet të lëmë mënjanë çështjet personale dhe të bashkohemi nën një flamur, me një ndjenjë të madhe përgjegjësie. Ne duhet të veprojmë për të mirën e të gjithëve. Duhet t’i qasemi kësaj teme me një sens përgjegjësie, që të bëjmë të gjitha gjërat e nevojshme. Uniteti kombëtar është i nevojshëm, kështu që çdo problem mund të zgjidhet.

Unë mendoj se përtej ndonjë defekti të komunikimit, që ka ndodhur, ekziston dëshira për t’i rikthyer gjërat në normalitet. Do të ketë gabime të tjera, nuk është një situatë e lehtë. Pjesërisht i justifikoj këto gjëra, por duhet të mendoni me kujdes përpara se të komunikoni. Duhet të studioni strategjinë më të mirë dhe të bëni sa më pak gabime”.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Sulmuesi i Besës tek Vllaznia, ja formula e transferimit…

Delo.autor

TJETËR “BETEJË” E ASHPËR NË KUPËN E ITALISË/ Gjimshiti sfidon Muriqin. Strakosha nuk ia del

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Vjen një tjetër largim i madh te Milani, ja emri

Delo.autor

Leave a Comment