Futboll Sport

KORONAVIRUSI/ Gianni De Biasi: Në arrest shtëpie edhe pse nuk kam bërë asnjë krim (VIDEO)

Në një lidhje në Skype nga Venecia për programin “Historia ime”, në TV Klan ishte ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi.

Ai u shpreh sesi rrjedhojë e situatës së krijuar duhet të qëndrojë në shtëpi duke limituar në maksimum daljet jashtë shtëpisë.

Në këtë periudhë, De Biasi preferon të lexojë, por edhe të gatuajë për të ulur disi tensionin dhe problematikën që po jetojmë.

Mirela Milori: Si po i kaloni këto ditë?

Gianni De Biasi: Po e kaloj në arrest shtëpie edhe pse nuk kam bërë asnjë krim, fatkeqësisht rri në shtëpi. Duhet të rrimë të gjithë në shtëpi për të evituar që edhe virusi të përhapet edhe më shumë.

Mirela Milori: Si është familja juaj?

Gianni De Biasi: Janë mirë të gjithë, faleminderit Zotit. E gjithë familja ime e madhe, nëna ime, vëllezërit, gruaja, ime bijë dhe miqtë e afërt. Është e qartë që realiteti është shumë i shëmtuar me probleme të mëdha. Shpresojmë t’ja dalim në këtë situatë emergjente.

Mirela Milori: Si e kaloni ditën?

Gianni De Biasi: Nuk dal, dal në kopshtin e shtëpisë, se e kam shtëpinë me kopsht. Mund të dal po pak, dola sot për 20 minuta në mëngjes, ishte një diell i bukur, pasdite dola pak. Pjesa tjetër mbyllur në shtëpi duke lexuar, duke studiuar, gatuaj ndonjëherë për të ulurt tensionin dhe problematikën që po jetojmë./tvklan.al

Related posts

KORONAVIRUSI/ Turneu nga shtëpia: faqja e famshme “fton” edhe tre shqiptarë ndaj yjeve të Europës!

Delo.autor

TOKIO 2020/ Manuela Delilaj nuk i’a del, garon në 25 metra pistoletë preçizion dhe renditet në vendin e…

Delo.autor

“MANCHESTER UNITED KA PASUR GJITHNJË LOJTARË”/ Paul Scholes nuk bind: Pogba duhet të tregohet më i…

Delo.autor

Leave a Comment