Futboll Ligue 1 Sport

KORONAVIRUSI IU PRISH PLANET/ Ndërlikohet rinovimi PSG-Mbappe, ja skenarët

Franca dhe rrjedhimisht futbolli e Ligue 1 janë paralizuar nga “Coronavirus”. Lojtarët po analizojnë pasojat, që ky pushim i detyruar mund të ketë në të ardhmen e tyre. Një nga futbollistët që mund ta trondisë merkaton është Kylian Mbappé, i cili ishte në pritje të klubit francez për të paraqitur ndonjë ofertë rinovimi. Kontrata e tij aktuale përfundon në vitin 2022, por negociatat e rinovimit ishin ndërprerë para se të shpërthejë kriza e kësaj pandemie.

PSG po fiton kohë për të paraqitur një propozim për sulmuesin. Ky diskutim tani nuk është aq urgjent, pasi ka më shumë kohë përpara për të folur dhe afruar pozicionet. Mbappé dëshironte ta përfundonte sezonin, me “Euro 2020” të përfshirë, për të menduar e vendosur pastaj mbi të ardhmen e tij. Por, skenari ka ndryshuar rrënjësisht. Nuk ka Kampionat Europian deri në vitin 2021. Edhe Lojërat Olimpike në Tokio, nuk dihet nëse zhvillohen, gjithashtu. Plani i Mbappé, i këshilluar posaçërisht nga babai i tij, ishte që të duronte edhe një vit në Paris.

Një skenar i tillë duket se fiton më shumë terren tashmë, duke parë shtyrjen e “Euro 2020”. Njerëzit përreth yllit francez duan që lëvizjen e radhës në karrierë ta bëjë pas garës madhore kontinentale të kombëtareve, me shpresën se atje do të shkëlqejë edhe më shumë. Pra, kjo nënkupton tashmë verën e vitit 2021, që Mbappe të mund të lëvizë tjetërkund. Kjo kohë në dispozicion do ta lejojë kampionin e botës që të negociojë me më shumë force, pasi do t’i ketë mbetur vetëm një vit në kontratën e tij.

Ai e di mirë që PSG, në një situatë të tillë, do të ishte më e detyruar të negociojë atë verë (2021). PSG dëshiron t’i luajë, gjithashtu, kartat e veta dhe ky pushim mund ta ndihmojë të përgatitet më mirë për ofertën e rinovimit të Mbappe. Deri më tani, lojtari nuk ka dhënë shenja pozitive se dëshiron ta zgjasë kontratën e tij, por pa “Euro 2020” dhe kush e di, ndoshta edhe pa Champions, në këtë situatë emergjence globale prej “Coronavirus”, mund të mos rivlerësohet më tej.

Mes të panjohurave të mëdha, “Marca”, që zbulon edhe këto skenarë, sugjeron se ky mund të ishte momenti i mirë për të pranuar një përmirësim të konsiderueshëm të kontratës.

Related posts

TIRANA MERR VENDIMIN/ Orges Shehi do të vazhdojë të jetë trajneri i bardhebluve

F.autor

Mirel Josa i lumtur pas fitores ndaj Llapit: Mposhtëm një rival direkt për titull

Q.Autor

E PAPRITUR/ Problemet në zemër e çuan drejt tërheqjes nga futbolli, ylli i Barcelonës mendon…

F.autor

Leave a Comment