Futboll Premier League Sport

KORONAVIRUSI/ “Djajtë e Kuq” bashkohen me Manchester Cityn, deklaratë e përbashkët e rivalëve

A e kishit menduar ndonjëherë që Manchester United dhe Manchester City mund të bëhen bashkë? Vështirë që dy skuadrat rivale të një prej derbive më të ashpër të Europës të bashkonin forcat, por përhapja e COVID-19 ka bërë që “Djajtë” dhe “Qytetarët” të bashkojnë forcat për qytetin e tyre.

Ata kanë dhuruar 100 mijë paundë së bashku për të ndihmuar personat që kanë nevojë për ushqime gjatë kësaj periudhe. Manchester City dhe United kanë dalë me një deklaratë të përbashkët.

“Ne jemi krenarë për rolin që tifozët tanë luajnë për të ndihmuar ‘bankat e ushqimeve’ për gjithë personat që kanë nevojë për t’u ushqyer në këto ditë të vështira”, – shkruhet në një pjesë të deklaratës.

Related posts

NË ITALI TË BINDUR/ Conte trajner i Napolit, 200 mln euro buxhet

F.autor

BEFASON mbrojtësi i Parmës: Ronaldon mund ta marr me SHKELMA gjatë ndeshjes

Isa.Autor

Manchester City i rekordeve pret Tottenham në “Etihad”

Q.Autor

Leave a Comment