Futboll Sport

“EURO 2020″/ Anglia gjunjëzohet para UEFA-s, heq karantinën për 2500 VIP-a në “Wembley”

Zyrtarët anglezë po bëjnë lëshime për t’i mbajtur gjysmëfinalet dhe finalen e “Euro 2020” në vendin e tyre. UEFA kishte kërcënuar dje qeverinë britanike se me karantinën 10-ditore në fuqi, nëse hyn në Angli, dy “aktet” e fundit të Europianit do të zhvendoseshin në vend tjetër prej saj, në Budapest, ku hyhet pa asnjë pengesë. Duke lehtësuar masat e pandemisë, Anglia do të përjashtojë nga izolimi rreth 2.500 persona VIP, zyrtarë të UEFA-s dhe FIFA-s, politikanë, sponsorë dhe transmetues televizivë.

Ekipet e vetme që luajnë në “Euro 2020” dhe nuk iu kërkohet karantinë 10-ditore nga Anglia, pas mbërritjes aty, janë Uellsi dhe Skocia. I pyetur se sa e drejtë është që VIP-at të kishin një grup rregullash të ndryshme nga publiku i gjerë, ministri i policisë dhe krimit, Kit Malthouse, tha:

“Unë nuk i kam parë detajet e këtij propozimi të veçantë. Një nga gjërat që jemi duke u përpjekur të bëjmë është padyshim që të akomodojmë sa më shumë ndeshje të Europianit që mundemi. Jemi të detyruar të marrim vendime të vështira në lidhje me pandeminë, në të njëjtën kohë po përpiqemi të bëjmë të mundur funksionimin e zakonshëm të eventeve shumë të veçanta si Europiani”.

“The Times” raportoi se ministrat ishin të shqetësuar. Nëse nuk i lehtësonin rregullat, gjysmëfinalet dhe finalja e “Euro 2020” do të zhvendoseshin në Hungari, e cila nuk ka kufizime kufitare për udhëtime brenda zonës Shengen dhe po i organizon ndeshjet me stadiumet plot.

Related posts

PUBLIKOHET LISTA/ Reja grumbullon 3 futbollistë nga Superiorja. Rikthehen edhe Balaj, Çekiçi e Trashi

Delo.autor

Yerry Mina gati ta kompletojë transferimin në Barcelonë

Q.Autor

Pakult sheh nga finalja: Ne të favorizuar, por duhet një Kukës super

Sadik.Autor

Leave a Comment